20 Prill 2024

Vazhdon pezullimi i fluturimeve nga aeroportet evropiane

Londër, 17 prill - Edhe në këtë fundjavë pasagjerët duhet të përgatiten për pengesa të shumta të trafikut ajror në hapësirën evropiane, për shkak të reve të hirit nga vullkani që shpërtheu në Islandë.

Kontrolli i trafikut ajror në Gjermani i ka mbyllur të 16 aeroportet ndërkombëtare në vend deri të paktën këtë të shtunë në orën 14.

Edhe më tej vazhdon të qëndrojë i paralizuar qendra më e rëndësishme e Evropës, aeroporti i Londrës, Heathrow.

Shumë vende evropiane deri Zvicra dhe Italia veriore i kanë mbyllur aeroportet. Reja e hirit, sipas vlerësimeve të autoriteteve të sigurisë Eurocontrol, do të vazhdojë të ecë në drejtim të juglindjes së Evropës dhe do të mbulojë më shumë hapësira të Evropës sesa një ditë më parë. Në Islandë vullkani vazhdon të nxjerrë re gjigande avulli dhe hiri.

Matjet dhanë lartësi të kullave të tymit prej tetë kilometrash. Sipas metereologëve në Rekjavik, nuk shihet që aktivitetet e vullkanit të pakësohen.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)