19 Mars 2024

Vazhdon kapja dhe politizimi i Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 22 qershor - Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!” konsideron se vendimi i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës për zgjedhjen e Gent Begollit, kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje tregon qartë tendencën e partive politike për t’i dërguar njerëzit e tyre në detyra kyçe.

Gent Begolli është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës nga kjo parti në mandatin e kaluar, me vota unanime është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në këtë ndërmarrje e cila nga ndërhyrjet edhe politike është para falimentimit.

ÇOHU thekson se Begolli nuk është i vetmi që ka lidhje me partitë politike, apo me njerëz të politikës. Pjesa më e madhe e Bordit të Drejtorëve po ashtu ka lidhje me politikën.

Është raportuar se në këtë bord janë përzgjedhur Besa Shatri Berisha, gruaja e deputetit të AAK-së Bekë Berisha.

Skënder Hoti ishte bashkëluftëtar i Fatmir Limajt, por ka mohuar që është pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Anëtari tjetër i bordit të Telekomit Sead Ujkani është mik i deputetit të PDK-së Mërgim Lushtakut, djali i ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut.

Edhe bordet e kaluara të Telkomit të Kosovës kanë qenë me njerëz që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me partitë politike që kanë qenë në pushtet.

Hulumtimet e realizuara nga ÇOHU!, tregojnë se ardhja e një partie politike në pushtet  shpërfaqë menjëherë ndikimin e asaj partie në punësimin e njerëzve në pozita të larta vendimmarrëse.

Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një gjë të tillë po dëshmohet që po e bënë edhe AAK-ja, e cila është duke e udhëhequr me qeverinë.

ÇOHU! konsideron se përzgjedhjet e tilla do të ndikojnë në degradimin e mëtutjeshëm Telekomin e Kosovës, kompani kjo që po shkon drejt falimentimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)