02 Qershor 2020

Vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve

Prishtinë, 14 shtator - Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin policor sipas planit operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 2 shtator, zbatimi i këtij plani është mirëpritur nga qytetarët dhe ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e imazhit të policisë, në reduktimin e numrit të pengesave dhe kundërvajtjeve në trafikun rrugor në kryeqytet.

Aksioni për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, gjatë kësaj jave është duke u realizuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Aksioni sipas policisë kryesisht është përqendruar në rrugët kryesore në qendër të qytetit.

Ndërsa ditëve të ardhshme pritet që aktivitetet policore të intensifikohen edhe në pjesë tjera të qytetit, meqenëse po vlerësohet e nevojshme si nga ana e qytetarëve, po ashtu nga vet policia si edhe nga institucionet komunale.

Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë kërkon që drejtuesit e automjeteve, veturat e tyre të mos i parkojnë në vende të ndaluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)