26 Prill 2024

Vazhdojnë grevat në Portugali, komunikacioni i paralizuar

Lisbonë, 25 mars - Në Portugali sot pritet të bëjnë grevë të punësuarit në metronë e Lisbonës gjatë periudhës mes orës 5 e 30 minuta dhe orës 12.

Gjithashtu janë paralajmëruar greva në komunikacionin hekurudhor dhe të autobusëve.

Të punësuarit në ndërmarrjet publike të trafikut janë të pakënaqur nga vendimi qeveritar për zvogëlimin e pagave të tyre në mesatare për pesë për qind.

Masat më të reja për kursim në këtë vend përfshijnë zvogëlim plotësues të buxhetit që Qeveria ta realizojë qëllimin për zvogëlimin e deficitit buxhetor në 4,6 për qind të BPV-së, pas 7,3 për qind të vitit të kaluar.

Dje në Portugali grevë filluan makinistët hekurudhor, të cilët nuk i zhvendosën kompozicionet hekurudhore nga stacionet katër orë të tëra, me përjashtim të trenave që qarkullojnë në linja ndërkombëtare. Grevës iu bashkangjitën edhe të punësuarit në ndërmarrjen publike të anijeve ndaj kështu në ndërprerje ishin edhe lidhjet të trageteve mes Lisbonës dhe paralarjeve të saj jugore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)