16 Prill 2024

VALA edhe me një shërbim të ri

Prishtinë, 7 tetor – Operatori publik VALA ka lansuar shërbimin më të ri që ka të bëj me njoftimin e konsumatorit për thirrjet e humbura në periudhën kur ka qenë jashtë rrjetit apo mund ta ketë telefonin e fikur. Njoftimi bëhet përmes një SMS-i pa pagesë, të cilin e pranon konsumatori posa të lidhet me rrjetin e Vala-s.

Për rastin kur konsumatori ndodhet si roaming mjafton të jetë i lidhur me ndonjërin nga rrjetët e operatorëve ndërkombëtar që Vala ka marrëveshtje bashkëpunimi, ku një SMS tregon numrin, datën dhe orën e thirrjes. Po ashtu si karakteristikë e këtij shërbimi është se i grumbullon thirrjet nga i njëjti numër.

Sa për ilustrim: nëse gjatë periudhës kur keni qenë jashtë rrjetit të Vala-s,  numri X ka tentuar tre apo katër herë të ju kontaktoj, atëherë posa të lidheni me rrjetin do të pranoni një SMS që tregon për numrin, datën dhe orën e thirrjes. Gjithashtu me të njëjtin SMS njoftoheni edhe për numrin e thirrjeve që keni pasur nga ky numër, pra numri X dhe njëherit, pavarësisht nga numri i thirrjeve nga i njëjti numër gjatë periudhës OFF Line, ju do të njoftoheni me datën dhe orën e  thirrjes së fundit .

Forma e SMS-it duket kështu:  Keni pasur 1 thirrje nga +3774xxxxxxx me 07/10 13:43 ose nëse keni pasur 3 thirrje të dështuara atëherë SMS-i do duket kështu: Keni pasur 3 thirrje nga +3774xxxxxxx me 07/10 13:43 dhe varësisht se cilën gjuhë të komunikimit keni zgjedhur në po të njëjtën gjuhë do të pranoni edhe SMS-in.

Operatori Vala çdo ditë e më shumë është duke shtuar numrin e konsumatorëve si dhe në të njëjtën kohë është duke ngritur standardin e saj. Vlen të theksohet e dhëna se festa e fundit e Fitër Bajramit ku mbi 4.4 milionë mesazhe (SMS) u dërguan suksesshëm vetëm brenda një dite të vetme. E veçanta ishte se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind e suksesshme dhe ka thyer të gjitha rekordet krahasuar me vitet e kaluara.

”Lansimi i shërbimeve të reja të VALA-s, është edhe një dëshmi më shumë për përkushtimin maksimal të menaxhmentit në drejtim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve tanë dhe rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre”, ka pohuar me këtë rast Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.

Produktet e shumta dhe të llojllojshme për konsumatorët, shërbimet kualitative si dhe qasja ndryshe ndaj konsumatorëve, kanë bërë që në këtë periudhë kohore të ketë shtim të numrit të përgjithshëm të tyre, në veçanti, si dhe refleksione pozitive në aspektin financiar, në përgjithësi, ndërkohë që kjo qasje dhe ky përkushtim do të vazhdoj me synimin e vetëm për të ngritur vlerën dhe imazhin e kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)