26 Prill 2024

“Vala” 4.4 milion mesazhe për festën e Fiter Bajramit

Prishtinë, 10 shtator -  Operatori i telefonisë mobile “Vala”, gjatë ditës së Fiter Bajramit ka realizuar suksesshëm mbi 4.4 milionë mesazhe (SMS). Bazuar në statistikat e operatorit mobil “Vala”, prej orës 00:00 – 00:00 të datës 9 shtator janë regjistruar saktësisht 4.429.604 milionë dërgime të sms-ve.

Sipas kryshef ekzekutiv të PTK-së dhe “Vala”, Shyqyri Haxha, e veçanta është se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 për qind e suksesshme dhe ka thyer të gjitha rekordet. “Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, ‘Vala’ ka rritur ndjeshëm numrin e SMS-ve të dërguar dhe të realizuar. Sa për ilustrim, krahasuar me festat e Bajramit të vitit te kaluar, më 27.11.2009 janë dërguar 3,551,820 SMS, ndërsa më 20.09.2009 janë dërguar 3,353,042 SMS, ndërkohë që në këtë vit kemi një rritje prej rreth 1 milionë sms më shumë të dërguar”, tha Haxha.

Haxha vlerëson se ky rekord i ri vjen si rezultat i menaxhimit të suksesshëm dhe profesionalizmit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike duke rritur disiplinën në punë dhe efikasitetin e përgjithshëm të kompanisë.

“Ky është një rekord tjetër i VALA-s, sepse nëse bëhet fjalë për statistika të dërgimit të sms-ve, është me të vërtetë një rezultat rekord dhe kjo ka ndodhur për herë të parë duke iu falënderuar investimeve që janë bërë, masave që janë ndërmarrë, angazhimit të ekipeve tona dhe si rezultat i ofertave gjithnjë e më atraktive që u ofrojmë konsumatorëve tanë”, tha Haxha.

Sipas tij, ky grafikon i rritjes së efikasitetit të “Vala”, dhe shtimit të konsiderueshëm të sms-ve për dallim me vitet e kaluara, tregon më së miri për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative.

VALA edhe për këtë festë, u ka mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimin e miliona SMS-ve dhe realizimin e thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.

Për festën e Fitër Bajramit, operatori publik mobil “Vala”, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për t’iu mundësuar mbi 1 milion konsumatorëve të saj komunikimin përmes SMS-ve për vetëm 1 cent brenda “Vala” dhe në të njëjtën kohë ka aplikuar tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e “Vala” kanë përfituar nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)