19 Prill 2024

“Vala” 11 milionë minuta bonuse konsumatorëve

Prishtinë, 20 shtator – Bazuar në statistikat e operatorit mobil “Vala”, gjatë muajit që shkoi konsumatorëve prepaid u janë shpërndarë, varësisht nga shfrytëzueshmëria e kategorizuar, 5euro, 7 euro dhe 10euro javore, mbi gjashtë milionë minuta gratis.

Më saktësisht, në gusht janë dhënë  6,619,360 minuta, ndërsa duke përfshirë edhe muajin shtator, në total bëhet fjalë për rreth 11 milionë minuta që janë shpërndarë si bonus për konsumatorët e “Valas”-së.

Pas lansimit të ofertës më të re të VALA-s në fillim të muajit gusht të këtij viti, janë dhënë bonuse në formën e minutave falas për të gjithë konsumatorët prepaid që shfrytëzojnë shërbime në intervale njëjavore në sasi më të mëdha se 5 euro. Vetëm gjatë muajit gusht konsumatorët prepaid kanë përfituar shpërblime mbi 6 milionë minuta përmes produktit të ofruar “Fito me VALA”.

Kjo ofertë e VALA-s, e cila është ende valide, u mundëson të gjithë konsumatorëve që me minutat e fituar të komunikohet brenda rrjetit duke shfrytëzuar bonuset: 10 minuta bonus për 5 euro të shpenzuara, 20 minuta bonus për 7 euro të shpenzuara si dhe 30 minuta bonus për 10 euro të shpenzuara.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)