08 Prill 2020

Uragani “Sabina” anulon 140 fluturime në Frankfurt

Frankfurt, 11 shkurt - Për shkak të uraganit “Sabina”, i cili është aktiv në Gjermani, shumë aviokompani kanë anuluar fluturimet.

Në njoftimin e kompanisë Fraport, e cila menaxhon me aeroportin në Frankfurt, theksohet se ka ardhur deri te çrregullimi në shërbimet e aeroportit për shkak të erërave që arritën shpejtësinë prej rreth 120 kilometrave në orë, ndërsa për arsye sigurie sot janë anuluar 140 fluturime.

Dje në aeroportet në Berlin, Frankfurt, Dusseldorf, Këln, Munchen dhe Hamburg, janë anuluar gjithsej 350 fluturime.

Avikompania gjermane Lufthansa po ashtu bëri të ditur se të gjitha fluturimet në aeroportin në Munchen janë pezulluar deri në mesditë.

Po ashtu theksohet se uragani “Sabina” është duke shkaktuar çrregullime edhe në komunikacionin hekurudhor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)