10 Prill 2020

Ura e Vetenrikut lëshohet për qarkullim me fillimin e marsit

Prishtinë 11 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, bashkë me zyrtarët dhe inxhinierët përgjegjës të projektit vizituan sot punimet që po zhvillohen në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Abdixhiku, theksoi se kanë arritur të përshpejtojnë planin dinamik të punimeve në këtë projekt, duke u bazuar në kushtet atmosferike.

Kësisoj, akset kryesore të këtij projekti, pritet të lëshohen në qarkullim në fillim të marsit, përderisa në të tjera detaje në të cilat nuk mund të punohet gjatë dimrit, do të të punohet edhe përgjatë marsit.

Kosto e projektit është rreth 2.5 milionë euro dhe punimet kanë filluar në korrik të vitit 2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)