10 Prill 2020

Ulet për 10.7 për qind trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Bullgarisë

Sofje, 9 shkurt - 4.9 milion pasagjerë u mirëpritën në aeroportet në Varna dhe Burgas gjatë vitit të kaluar 2019 nga 35 mijë fluturime të avio-kompanive të huaja.

Megjithë rritjen prej 50 për qind të trafikut nga viti 2015 deri në vitin 2018 koncesioneri i dy aeroporteve “Fraport Twin StarAirport Management” Sh.A. konstatoi 10.7 për qind ulje të trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet gjatë vitit 2019.

Qëllimi është që gjatë vitit 2020 përsëri të arrihet rritje. Prandaj punohet shumë për popullarizimin e bregdetit bullgar si një destinacion tërheqës turistik, i cili u përgjigjet shijeve të klientëve më kërkues.

Edhe sivjet firma koncesionere e dy aeroporteve bullgare do të marrë pjesë në ekspozitat turistike në Londër, Berlin dhe Moskë, si dhe në shumë takime me përfaqësues të avio-kompanive evropiane dhe botërore.

Çdo një prej tyre ka kritere të veta, sipas të cilave merr vendim nëse të përfshijë destinacione të reja. Kriteret kryesore janë interesi i njerëzve ndaj udhëtimit deri në këto vende dhe potenciali turistik në regjionin përkatës.

 Një fakt i rëndësishëm është gjithashtu mundësia e avio-kompanisë për t’i realizuar rregullisht fluturimet.

Investimet e parashikuara nga koncesioneri në Varna dhe Burgas gjatë vitit 2020 do të jenë mbi 12 mln leva. Gjatë 13 viteve të fundit ato kanë qenë mbi 395 mln leva.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)