13 Korrik 2020

“Turkish Airlines” rifillon fluturimet

Stamboll, 1 qershor - Kompania ajrore “Turkish Airlines”, e cila do të rifillojë më 1 qershor fluturimet e planifikuara të ndërprera në kuadër të masave kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri, ka vendosur që pasagjerëve t'ua shërbejë ushqimin brenda një kutie.

THY-ja do ta realizojë fluturimin e parë nga Aeroporti i Stambollit me pikëmbërritje Ankaranë më datë 1 qershor, ditë e hënë, ora 10:00 me kohën lokale në Turqi. Kompania në fjalë ka bërë edhe disa rregullime për të reduktuar sa më shumë kontaktin ndërmjet ekuipazhit dhe pasagjerëve.

Në kuadër të këtyre rregullimeve, ushqimet brenda avionit do të shërbehen brenda një kutie dhe të gjitha materialet do të jenë njëpërdorimshme; në avion nuk do të shërbehet çaj apo kafe, nuk do të përdoren gota qelqi apo porcelani, si dhe nuk do të shpërndahen kartat e menysë.

Ekipi ekspert i higjienës me mision në avion nuk do të përfshihet në asnjë fazë të shërbimit, vetëm do të kontrollojë pastërtinë dhe higjienën përgjatë fluturimit.

Fluturimet e planifikuara kombëtare do të nisë gradualisht duke filluar nga data 1 qershor edhe kompania ajrore “SunExpress”.

Nga ana tjetër, data 1 qershor shënon gjithashtu rifillimin e aktiviteteve të anijeve të pasagjerëve dhe motobarkave private, të cilat ishin ndërprerë më 17 prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)