19 Prill 2024

“Tupolev”, avioni i mallkuar: 1175 të vdekur në 15 vjet

Moskë, 13 prill - Me aksidentin ajror të së shtunës shkon në 36 numri i tragjedive ajrore të ndodhura me një avion “Tupolev”, duke e çuar numrin e viktimave në 1175 për 15 vitet e fundit.

“Tupolev TU-154” është një avion me tre motorë, i projektuar në vitet ‘60, udhëtimi i parë i të cilit mban vitin 1972. Ai është krahasuar me “Boeing 727”, dhe ka rezultuar një nga modelet më të suksesshme të shtëpisë prodhuese, me më shumë se një mijë ekzemplarë të prodhuar për të gjitha linjat kryesore ajrore të ish-Bllokut Sovjetik.

Sipas të dhënave zyrtare, avioni me të cilin udhëtonte Presidenti polak dhe shumë zyrtarë të tjerë vendas, i ishte nënshtruar një remonti kapital në muajin dhjetor. Ai ishte një “Tupolev-154M” i prodhuar në vitet ‘80.

Qeveria polake kishte bërë shumë herë thirrje për rinovimin e flotës zyrtare, por nuk dispononte fondet e nevojshme për këtë.

Mes aksidenteve më të rënda të ndodhura me “Tupolev”, përmendim atë të 26 gushtit të vitit 1998, kur një avion i “Vnukovo Airlines” u rrëzua mbi ishujt Svalbard, duke shkaktuar vdekjen e 141 pasagjerëve dhe ai i gushtit të vitit 2006, kur një tjetër “Tupolev-145” i drejtuar për në Shën Pjetërburg, u rrëzua në territorin ukrainas, ku humbën jetën 170 pasagjerë, 45 prej të cilëve ishin fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)