28 Mars 2024

Tuneli i Kalimashit hapet të premten

Tiranë, 17 maj - Tuneli i Kalimashit do të hapet këtë javë, ku sipas premtimeve të Ministrisë së Transporteve, do të jetë data 21 maj e Premte dita kur në këtë aks do të rinisë qarkullimi i mjeteve..

Ndryshe nga sa ishte parashikuar dhe premtuar për në datën 15 maj, tuneli do të hapet plot një javë me vonesë. Asfaltimi gati ka mbaruar, ndërsa disa specialistë italianë janë në fazën e fundit të lyerjes.

Elektricistët, nga ana e tyre, po montojnë edhe llambat e fundit dhe kamerat, ndërsa specialistë të tjerë po merren me sinjalistikën.

Ndërkohë, zjarrfikësit që do të mbikëqyrin trafikun në tunel po trajnohen në Kukës prej shumë ditësh për të qenë gati të premten e javës tjetër.

Në stinën turistike mijëra kosovarë kanë udhëtuar drejt bregdetit duke kaluar nga Maqedonia, ndërsa çdo lidhje tjetër ka qenë thjesht virtuale, përjashtuar rajonet e varfra kufitare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)