06 Shkurt 2023

Trafiku ajror global rritet me 57 për qind

New York, 8 nëntor - Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka njoftuar se trafiku ajror global u rrit me 57 për qind në bazë vjetore në shtator.

Pavarësisht rimëkëmbjes së fuqishme të kërkesës për udhëtime, trafiku ajror global vazhdon të jetë nën 26,2 për qind të nivelit të para koronavirusit, thuhet në deklaratën e IATA-s.

Trafiku ajror matet në të ardhura për kilometra të pasagjerëve (RPK).

Trafiku ndërkombëtar u dyfishua në shtator krahasuar me një vit më parë, ndërsa RPK arriti në 69,9 për qind të nivelit të shtatorit 2019.

Të gjitha rajonet shënuan rritje të ndejshme në udhëtimet ajrore ndërkombëtare, ku Azi-Paqësori regjistroi rritjen më të lartë (464,8 për qind) në shtator.

“Përjashtim ende vazhdon të bëjë Kina duke ndjekur strategjinë e saj zero-COVID, duke mbajtur kufijtë kryesisht të mbyllur, dhe duke nxitur kërkesat për tregun e saj të brendshëm, ku në shtator shënoi rënie prej 46,4 për qind në bazë vjetore”, tha Willie Walsh, drejtori i përgjithshëm i IATA.-s.

Trafiku ajror i brendshëm u rrit me ritme më të lehta, me 6,9 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, ishte 81 për qind nga niveli i tij para pandemisë.

Të dhënat e tjera të IATA-s treguan se kërkesa për mallra ajrore, e matur në ton-kilometër ngarkesash, shënoi rënie me 10,6 për qind në bazë vjetore në shtator, por duke qëndruar pranë niveleve para pandemisë (3,6 për qind).

Kapaciteti u rrit me 2,4 për qind nga viti i kaluar, por ende është 7,4 për qind nën nivelet para pandemisë për shkak të tkurrjeve që po përjetojnë të gjitha ekonomitë kryesore.

"Në nivel makro, paralajmërimet në rritje të recesionit ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ në flukset globale të mallrave dhe shërbimeve, të balancuara lehtësisht nga një stabilizim i çmimeve të naftës", tha Walsh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)