23 Shkurt 2020

TiK dhe Posta nuk kanë të hyra për pagat e punëtoreve, kurse menaxhmenti koordinon ‘sukseset’ e radhës

Prishtinë, 12 janar - Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka komentuar gjendjen ne të cilën gjenden aktualisht Telekomi.

Haxha përmes një postimi më facebook ka shkruar teksa ndërmarrja nuk ka të hyra për pagat e punëtoreve menaxhmenti e sindikata po koordinojnë ‘sukseset’ e radhës.

Ai ka shkruar gjithashtu se stafi është i ‘droguar’ nga dezinformatat ndërsa sindikata po sillet në stilin e Vladimir Leninit.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Haxhës.

"Si shpjegohet fakti që TiK së bashku me Postën sot nuk kanë të hyra për të mbuluar pagat e puntoreve, kurse menagjmenti dhe Sindikata (e instrumentalizuar nga politika dhe menagjmenti) sot bashkë jetojnë dhe kordinojne ‘sukseset’ e radhës.

 Stafi i PTK/TiK ka ra në gjum dhe është ‘droguar’ nga dezinformata, manipulues dhe profiter kinse përfaqësues të tyre.

A thua sindikata në stilin e Vladimir Leninit me paraqitjet ‘Revolucionare’ a do të mund ta RINGJALL (Resuscitate) TiK-un/Pacientit te cilit i kane zene frymen qe nga viti 2012 e deri me sot.

Kerkesat dhe kritikat e menagjmentit dhe sindikates se Leninit drejtuar qeveris per kthim te dividendës jane ZHL-jat dhe ‘Tugu’ që vetëm Analfabetët din te ‘zbulojne’ në momente ‘klithjeje’”, ka përfunduar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)