13 Prill 2021

Telekomi po fundoset, nen hundën e të gjithë mekanizmave shtetëror

Prishtinë, 23 shkurt - Federata e Sindikatave të Pavarura të Post Telekomit te Kosovës (FSP-PTK) përmes një letre të dërguar Presidentes, Kryeministrit, Kryeparlamentares, Ministrave, Kryeprokurorit dhe Policisë ka ngritur alarmin e kuq për fundosjen e Telekomit.

"Alarm i kuq! Telekomi i Kosovës po fundoset...! ... nen hundën e të gjithë mekanizmave shtetëror!", thuhet në letrën e FSPTK.

Gjendja e përgjithshme në Telekomin e Kosovës Sh.A. është duke u renduar çdo ditë e më shumë në aspektin financiar dhe teknik, prandaj ju bëjmë thirrje publike të reagoni shpejtë në parandalimin e kësaj gjendje alarmante.

Përndryshe, çdo heshtje dhe mos ushtrim i përgjegjësive te juaj karshi kësaj situate emergjente, Telekomin e degradon dhe kalon në gjendje jo funksionale.

FSP-PTK me vite ka alarmuar për gjendjen jo stabile në Telekomin e Kosovës, duke njoftuar qeveritë, Kuvendin, grupet parlamentare, ARKEP përmes shkresave zyrtare, pastaj njoftimin e opinionit publik përmes mediave dhe dërgimin e lëndeve në Departamentin e krimeve ekonomike për kontratat/marrëveshjet që kemi dyshuar se janë të dëmshme për Telekomin e Kosovës.

Gjithashtu, jemi munduar të shfaqim pakënaqësinë tonë edhe përmes protestave dhe grevave të organizuara edhe në kohë pandemie me të vetmin qëllim: rritjen e fokusit të Qeverisë dhe Prokurorisë për gjendjen në Telekomin e Kosovës, por fatkeqësisht rezultati deri me tani është zero!

FSP-PTK ka mbetur e vetme përballe një grupi të madhe dhe gjerë të interesit, që synimin ditor e kanë zhvatjen, zhvatje dhe vetëm zhvatjen e Telekomit përmes lidhjeve të kontratave/marrëveshjeve të dëmshme, degradimin e shërbimeve, vonesat në pagat e punëtoreve dhe humbjen e tregut të telefonisë mobile (me herët kanë arrite të humbin tregun e internetit dhe IPTV).

Krejt këto dëme që kanë ndodhë dhe vazhdojnë tutje.... janë bëre “nën hundën” e të gjitha qeverive, Bordeve dhe Menaxhmenteve të Telekomit.

Për neve si FSP-PTK është totalisht e gabuar qasja e qeverive ndaj Telekomit, gjë që ju keni bëre të qartë të gjitha qeverive dhe Bordeve&Menaxhmenteve të kaluar dhe aktual për qasjen e gabuar ndaj kompanisë.

Arsyetimin e vetëm që kemi marrë nga qeveritë ka qenë: hajt se keni pare ju boll! Ndërsa sot buxheti i Telekomit është në vështirësi të madhe financiare dhe teknike, prej përfundimit të luftës!

Do të ndalim në dy pika për sqarimin e juaj dhe opinionit publik:

Pika 1 Orientimi i investimeve kapitale dhe operative: Telekomi i Kosovës biznesin kryesor e ka shërbimin e ofrimeve të telekomunikacionit (telefoni mobile, fix, internet dhe IPTV), që nënkupton i gjithë biznesi jonë është teknikë dhe vetëm teknikë. Këtu ka ndodhur dhe është duke ndodhur në orientimin komplet gabim të investimeve, sepse prioritet mbi prioritetet ju është dhënë shitjes dhe marketingut.

Përmes shitjes dhe marketingut janë lidhur marrëveshjet me të dëmshme për biznesit tonë, ku këto marrëveshje janë bërë me qëllimin për “zhvillimin” e biznesit ndërsa realiteti i këtyre marrëveshjeve ka qenë fundosja e Telekomit.

Me lidhjen e këtyre marrëveshjeve kanë anashkaluar procedurën e prokurimit publik, që jemi të detyruar si Ndërmarrje Publike t’a zbatojmë në përpikëri.

Prandaj, investimet në teknikë për mirëmbajtjen dhe avancimet teknologjike, janë anashkaluar ose thënë me mirë, nuk është bere asnjë investim që mbi 7 vjet. Funksionimi i këtyre shërbimeve është fal punës së palodhshme deri në vetëmohim të inxhinierëve dhe teknikëve tanë.

Ky orientim i investimeve është duke vazhduar edhe sot, me kompanitë fantome të cilët pa e kryer asnjë shërbim marrin shuma të mëdha financiare përmes përmbarueseve! Këto marrëveshje vazhdojë edhe sot, ku sipas informatave të fundit po përgatitet të nënshkruajë marrëveshje në “minutave të fundit”, por që janë shumë dëmshme për kompaninë.

Një ndër to është marrëveshja/kontrata me LTI Networks, e nënshkruar diku në fillim të vitit 2020, por e aktualizuar për t’u implementuar vetëm këtyre ditëve të fundit: Kjo është një kontratë për interkoneksion e përcjellë me një platformë Kunder Mashtrim (Anti-Fraud).

Me këtë kontratë (Lti Networks) favorizohet me çmim një kompani anonime kundër partnerëve tradicional me renome, me të cilët Telekomi ka kultivuar me vite marrëdhënie te qëndrueshme, dhe që ofrojnë siguri  e cilësi.

Në këtë mënyrë, rrezikohet që i gjithë trafiku ndërkombëtar në ardhje të koncentrohet përmes një tregtari me shumicë. Si pasojë, kualiteti, siguria dhe qëndrueshmëria në këtë shërbim cenohet. Prestigji i Telekomit dhe Kosovës në këtë treg gjithashtu.

E keqja e dytë me këtë kontratë, shërbimet apo sistemi anti-fraud qe po synohet përmes aneks 7, në kundër vlerë 400 mijë euro që do të paguhen përmes diskontit në tarifën e terminimit për kohë të pacaktuar, janë shërbime të cilat Telekomi i shfrytëzon përmes partnerit Monaco Telecom. Pse duhet i njëjti shërbim të paguhet dy herë? Gjithashtu, kapacitet e brendshme në luftimin e dukurisë sim2sim do të duhej të ishin ndërtuar tashmë në Telekom. Për më tepër, sim2sim ka një efekt të pa dukshëm tashmë dhe aneksi në fjalë anti fraud nuk premton asgjë më tepër. E keqja e tretë e kësaj kontrate është se, aneksi 7 ka shumë gjasë të jetë në kundërshtim me ligjin e prokurimit.

Nuk janë të njohura arsyetimet për të anashkaluar procedurat e hapura sipas ligjit për zgjidhje optimale ekonomike në dobi të Telekomit. Dihen disa hulumtime të kryera më herët për një sistem të fuqishëm anti-fraud, asgjë nga aneksi 7 nuk përkon me nevojën aktuale të Telekomit nga ky aspekt.

Tjetër rast është synimi për fillimin e implementimin të marrëveshjes/kontratës më Advantech, kur kjo marrëveshje është duke hetuar nga Prokuroria, pasi që kjo marrëveshje është në dëme të Telekomit dhe nënshkruar pa aprovimin e bordit. Gjithashtu, kjo marrëveshje është kundërshtuar ashpër nga Departamenti teknik për mos implemtimin e saj, përshkak se është një ish-zmobile i dytë për Telekomin e Kosovës Sh.A.

Pasojat e këtyre marrëveshjeve të dëmshme, vërehen tani nga puna intenzive që bëjnë përmbaruesit ndaj Telekomit.

Gjatë javës së kaluar janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesit për një borxh prej 300 mijë Euro nga kompania Tera Kosova (tjetër marrëveshje e dëmshme) . Kjo kompani është e regjistruar ne Kosove, por ka pronar bullgar.

E njëjta kishte fituar edhe tenderin për projektin VALA Kids, projekt i dështuar tërësisht. Përveç, VALA Kids kjo kompani ofruar shërbime me Vlere të Shtuar ( si, horoskopa, bastore, lojera, lajme, etj).

Por, nga te hyrat, diku 70% i merrnin ata, e 30% Telekomi. Në emër të borxhit ndaj kësaj kompanie, telekomi i ka paguar 100 mijë Euro një kompanie krejt tjetër gjoja “gabimisht”. Sipas informatave tona, ato para kurrë nuk janë inkasuar.

Pika 2 Mirëqenja e punojësve: Në Telekomin e Kosovës është bërë mbi një vit që punëtorët nuk i marrin pagat me kohë. Muajve te fundit gjendja në kompani është përkeqësuar edhe më tepër, saqë gjysma e pagave te janarit ende nuk janë ekzekutuar!

Vetëm gjatë vitit 2020 me kushtin e Qeverisë për uljen e pagave nëse kërkoni ndihmë, punëtoreve të Telekomit ju është ulur paga në mënyre të shkallëzuar deri në 65%, ndërsa kërkesat Qeveria NUK i ka plotësuar por ka shkuar tutje me kërkesën për arritjen e marrëveshjes me Dardafone për “kthimin e borxhit” të aribitrazhit.

Me qëllim që të zhbllokoheshin llogaritë e bllokuara nga Dardafone, Telekomi është mashtruar nga qeveria aktuale për arritjen e marrëveshjes nën kushtin që do të investohet në Telekom nga qeveria.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Telekomi po detyrohet t’i paguajë nga 740 mijë Euro (rreth 20% të hyrave) çdo muaj për dy vite më radhë Dardafonit. Mirëpo, pas arritjes së kësaj marrëveshje, Telekomi është braktisur nga qeveria dhe krejt barra e borxhit i ka mbetur Telekomit.  

Kjo është një shumë e papërballueshme për Telekomin, sepse jo vetëm që pamundëson marrjen e pagave, por kjo shpejtë do t’ia pamundësojë Telekomit edhe ofrimin e shërbimeve, sepse i kufizon në masë të madhe nevojat operacionale të përditshme të kompanisë.

"Prandaj, ne si sindikatë e punëtorëve, siç kemi kërkuar edhe deri tani, kërkojmë nga të lartpërmendurit që të merren masa për shpëtimin e Telekomit të Kosovës. Përndryshe, do të dimë t’i përdorim mjetet tona sindikale për arritjen e qëllimeve tona bazike, ruajtjen e kompanisë dhe marrjen e pagës", deklaron ne fund FSPTK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)