23 Prill 2024

Telekomi nuk duhet të privatizohet

Prishtinë, 23 janar - Lëvizja Vetëvendosje ka thënë së dje Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj, në një akt të paprecedent autorizoi fillimin e procesit të privatizmit të Telekomit të Kosovës.

Aktualisht është në fuqi rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku qeverisë dhe kryeministrit i kërkohet të veprojë për të kundërtën.

Pra sipas Vetëvendosjes për zhbërjen e kontratës kriminale me Z-Mobile dhe përfshirjen e profesionistëve në rimëkëmbjen nga kriza e qëllimshme ku e kanë futur Telekomin.

Vetëvendosje konsideron se në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionerë 100% qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës.

Një përpjekje për privatizmin e Telekomit dështoi para 4 viteve pas denoncimit të pazareve me kompaninë Axos Gmh.

"Tani pas mbylljes edhe të procesit të arbitrazhit me këtë kompani Kryeministri Haradinaj, verbtazi po ecën hapave të Qeverisë Thaçi II."

"Telekomi nuk duhet të privatizohet. Këtë nuk do ta lejojnë as qytetarët e Republikës së Kosovës as vet punëtorët e Telekomit", theksoj Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)