22 Korrik 2019

Të fshihet neni që grabit qytetarët në emër të RTK-së

Prishtinë, 14 qershor - Me 30 maj, 55 deputetë të Qeverisë pra nga PDK, AAK, NISMA, PSD etj, votuan në lexim të parë Projektligjin për transmetuesin publik (RTK) ku detyrohen qytetarët që të paguajnë në faturat e tyre të rrymës plus 2.5 euro, nga të cilat 50 cent për çdo faturë i fiton KEDS, pra rreth 2 milionë e 400 mijë euro të tjera do i falen KEDS dhe do i zhvaten qytetarëve.

Sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! nga Grupi ynë parlamentar, Valon Ramadani dhe Albulena Haxhiu, dorëzuan zyrtarisht amendamente ku kërkohen fshirja e këtij neni dhe ndryshimi i disa neneve të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje! ka paralajmëruar disa herë që nuk do ta lejojë grabitjen e qytetarëve të Kosovës për interesave private e klienteliste. Mbarëvajtja e Radio Televizionit Publik është jetike për Republikën tonë. Por atë e ka ngulfatur pushteti që e ka kapur dhe shtetin tonë.

"Ne do të jemi po ashtu në mbështetje të qytetarëve që nuk pajtohem me këtë hajni të re, dhe në mbështetje të Sindikatave që po e kundërshtojnë atë."

"Nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, gjë për të cilën po punojmë që mos të ndodhë, Grupi ynë parlamentar do ta dërgojë atë në Kushtetuese", thekson Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)