28 Mars 2024

Stacioni i Autobusëve po shkatërrohet qëllimisht

Prishtinë, 18 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me zhvillimet brenda Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” që po shkatërrohet dhe qëllimisht po dërgohet drejt falimentimit.  

Këshilltari Komunal i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Eman Rrahmani, foli për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm, të cilat edhe para këtij raporti i ishin bërë me dije nga Lëvizja Vetëvendosje! Shpend Ahmetit.

“Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” vërteton ankesat për të cilat qysh nga fillimi i vitit e kemi informuar Kuvendin Komunal, kryetarin Shpend Ahmeti dhe nënkryetarin Muhedin Nushi, i cili njëkohësisht është edhe aksioner në këtë ndërmarrje. Kjo ndërmarrje qëllimisht po shtyhet që të falimentojë me qëllim të shfrytëzimit nga grupe biznesore që tashmë nuk mohohen as nga zyrtarë komunal që kanë interesim për marrjen e pasurisë së kësaj ndërmarrje. Kjo gjendje është tentuar të fshihet për shkak të koalicioneve që Shpend Ahmeti ka bërë në mënyrë të fshehur me partitë politike për ndarjen e këtyre ndërmarrjeve”, tha Eman Rrahmani

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur një mori shkeljesh:

 Duke filluar nga standardet ndërkombëtare të kontabilitetit ku kërkohet që një herë në 3 deri 5 vite të bëhet rivlerësimi i pasurive joqarkulluese. Vlera e pasurive jo qarkulluese (toka dhe objekte ndërtimore) sipas pasqyrave financiare ishte 2,549,320€ për të cilat Stacioni i Autobusëve nuk kishte bërë asnjëherë rivlerësimin e tyre dhe deri te mospërputhshmëria mes kuponave fiskal të regjistruar nga arka fiskale dhe Z-raporteve të dorëzuar në arkën administrative për të hyrat e shitjes së biletave.

Blerja e mallrave dhe shërbimeve pa procedura të prokurimit vetëm për vitin 2017 kap vlerën prej 9635 euro. Kjo e gjetur tjetër e auditorit vetëm tregon vazhdimin e keqmenaxhimit dhe keqshfrytëzimit të parasë së kësaj ndërmarrje. Kjo është në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike.

Në vitin 2016 ishin 167 mijë euro humbje, ndërkaq edhe në vitin 2017 ishin mbi 224 mijë euro humbje. E njëjta gjendje është edhe në Trafikun Urban, ku është gjetur edhe një ark falso fiskale, ku përmes saj janë lëshuar kupona fiskal falso dhe janë përvetësuar mjetet financiare. Po ashtu, anëtarët e bordit në emër të përgatitjes së stafit mbajnë trajnime për punëtorët dhe marrin meditje të larta për këto trajnime edhe përkundër që “Trafiku Urban” operon me humbje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Valon Ramadani foli për debatin e mbjatur në Komisionin për Buxhet dhe Financa me bordin e Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” menjëherë pas gjetjes së këtyrje shkeljeve në këtë ndërmarrje nga ana e Auditorit të Përgjitshëm.

“Kryetari i Bordit pranoi  të gjitha të gjeturat e Auditorit, të cilat përmabjnë edhe elemente të veprës penale nga menaxhmeti i kësaj ndërmarrje. Papërgjegjshmëria haset edhe në shpërputhjen e thellë  mes te hyrave dhe shpenzimeve, të cilat dallojnë për mbi 165 mijë euro. Pra ky bord ka shpenzuar shumë herë më shumë se sa ka pasur të hyra financiare”, tha Valon Ramadani.

 Ai poashtu theksoi edhe papërgjegjshmërinë e bordit kur kjo ndërmarrje vendosi që për çdo qytetar që udhëton  nga Stacioni Autobusëve drejt qyteteve të tjera të taksohet me 10 cent, ndërsa nëse një qytetar udhëton jashtë Kosovës përmes këtij stacioni taksohet me 50 cent  pa kurfarë baze ligjore, duke vendosur haptazi një plaçkë për qytarët .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)