28 Mars 2024

SPRTK e konteston emërimin e Ngadhnjim Kastrati, drejtor të RTK-së

Prishtinë, 21 shtator - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit te Kosovës (SPRTK) e konteston ligjshmërinë e vendimit të Bordit të RTK-së për emërimin e Ngadhnjim Kastrati, drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës duke u bazuar në faktin se janë shkelur rregullat procedurale, respektivisht nuk është respektuar dispozita e nenit 32, paragrafi 3 i Ligjit për RTK-në, Nr. 04/L-046, e cila e përcakton qartë se drejtori i Përgjithshëm i RTK-së emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Lidhur me ketë sindikata i ka shkruar Auditori të përgjithshëm, Besnik Osmani.

 I nderuar Auditor i Përgjithshëm z. Besnik Osmani,

Me vendimin nr. 0046/19, të datës 24.04.2019, Bordi I RTK-së e ka emëruar z.Ngadhnjim Kastrati, drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, për periudhën kohore prej datës 30.04.2019 deri më 29.04.2022.

Në arsyetimin e vendimit të Bordit është theksuar se vendimi është marrë me votat e gjashtë (6) anëtarëve nga gjithsej njëmbëdhjetë (11) sa parashihet t'i ketë Bordi bazuar në ligjin e RTK-së.

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) e konteston ligjshmërinë e vendimit të Bordit të RTK-së duke u bazuar në faktin se janë shkelur rregullat procedurale, respektivisht nuk është respektuar dispozita e nenit 32, paragrafi 3 i Ligjit për RTK-në, Nr. 04/L-046, e cila e përcakton qartë se drejtori i Përgjithshëm i RTK-së emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Neni 32 Kushtet për emërim dhe shkarkim të drejtorit të përgjithshëm            

3. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit.

Joligjshmëria e këtij vendimi mund të shihet qartë nëse ky vendim krahasohet me praktikat e shumta të institucioneve të vendit, si të KQZ-së, të zgjedhjes së Presidentit në vitin 2011 etj.

Rasti i KQZ-së i datës 24 Prill 2019

KQZ për çertifikimin e njërës parti politike kishte kërkuar votat e 2/3 të anëtarëve të Bordit.

Shifra prej 2/3 ishte kalkuluar bazuar në numrin e anëtarëve të Bordit të paraparë me ligj, pra në numrin njëmbëdhjetë (11), e jo në numrin nëntë (9) sa ishte në atë kohë numri i anëtarëve funksional i KQZ-së. Pasi që pro vendimit kishin votuar vetëm shtatë (7) nga nëntë (9) të pranishmit, vendimi nuk kishte kaluar.

Derisa për KQZ-në nuk kanë mjaftuar shtatë (7) vota për tu arritur kuota prej 2/3, pwr Bordin e RTK-sw kanw qenw tw mjaftueshme vetwm  gjashtw(6).

Sipas ligjeve në fuqi, si Bordi i RTK-së ashtu edhe ai i KQZ-së përbëhen prej njëmbëdhjetë (11) anëtarëve.

Duke pasur parasysh rolin tejet të rëndësishëm të Transmetuesit Publik, sidomos në shoqëritë demokratike, ligjdhënësi (Kuvendi) i Kosovës ka kërkuar një kualitet më të lartë të votës për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, dhe Bordi nuk ka të drejtë që ta zvogëlojë këtë kërkesë të përcaktuar me ligj.

RTK është para proceseve që lidhen direkt me këtë çështje dhe njëra ndër to është kompletimi i menaxhmentit të RTK-së, ku hyjnë drejtorët e njësive në TV dhe Radio, si dhe shefat editorial. Procedimi i këtyre konkurseve pa u sqaruar rregullshmëria e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së do të ishte me pasoja të pariparueshme për Transmetuesin Publik.

Duke u bazuar në gjendjen e përshkruar më lartë, si dhe në dispozitat ligjore të referuara, Sindikata kërkon nga Institucioni që ju drejtoni, ta realizojë një auditim të procesit të përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së.

Është jashtëzakonisht me rëndësi për RTK -në, që sa më parë të thuhet e vërteta rreth ligjshmërisë së këtij vendimi.

Duke ju falenderuar per mirëkuptimin, presim që këtë çështje me rëndësi jetike për Transmetuesin Publik ta trajtoni në afat rekord.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)