29 Maj 2020

Sot rifillon transporti publik në Prishtinë

Prishtinë, 18 maj - Me lehtësimin e masave kundër koronavirusit sot në Prishtinë fillon edhe transpoti publik por me disa rregulla.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpendi Ahmeti sipas te cilit numri maksimal i udhëtarëve për autobus do të jetë 20.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se nuk lejohet me hy në autobus pa maska.

"Udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes - do të ketë kontrolle të policisë. Autobusët tonë janë gati", ka thënë Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)