10 Gusht 2020

Sot mbyllet përkohësisht pjesa e Autostradës - kyçja Doganaj - Hani i Elezit

Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka njoftuar se sot do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyçja Doganaj - Hani i Elezit  dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj - Hani i Elezit.

Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 "Arbën Xhaferi". Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”. 

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00. 

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)