19 Mars 2024

SINKON vendos të shpallë grevë paralajmëruese

Prishtinë, 20 maj - Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror përmes një komunikate kanë bërë të ditur se ka vendosura që të  shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 27 maj. 
 
Miratimi i ligjit të pagave kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha te Kontrollorët e Trafikut Ajror dhe kishte rezultuar me mbajtje te grevës në muajin Shkurt.

Gjatë kësaj kohe si rrjedhojë e mirëkuptimit të ndërsjellë mes Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit ishte nënshkruar një Memorandum i Mirëkuptimit (MoU) me qëllim që me bashkëpunim në mes të MIT dhe SINKON të rregullohet statusi ekonomiko-financiar për kontrollorët e trafikut ajror  përmes amandamentimit të Ligjit të ASHNA-së ose përmes zbatimit të Marrëveshjes Kolektive Sektoriale(MKS).

"Në kohën e hartimit të MoU, shprehja e vullnetit pozitiv për të adresuar pakënaqësitë e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në lidhje me Ligjin e Pagave gjatë takimeve me Ministrin z.Pal Lekaj ishte shpresëdhënëse se gjërat më në fund po shkonin në drejtimin e duhur." 
 
"Sot janë bërë 86 ditë që nga data e nënshkrimit të MOU në mes të MIT dhe SINKON."

"Përkundër insistimeve te SINKON për takim me MIT si dhe kërkesave për zbatim të marrëveshjes në afat kohor te përcaktuar, SINKON nuk ka marrë përgjigje konkrete apo zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit."
 
"Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Ministrisë  së  Infrastrukturës dhe Transportit, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të  shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 27.05.2019 (prej orës 08:00 deri në ora 09:00), thekson SINKON.

Ndërsa me datën 28.05.2019, greva do zgjasë  prej orës 08:00 deri në  ora 16:00.

 Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake, shtet ërore  dhe ambulantore në Kosovë.
 
"Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës të  reflektojnë  dhe i ftojmë  përsëri në  zhvillim të  dialogut social përndryshe masat sindikale do të  përshkallëzohen si përgjigje ndaj pasigurisë  në  punë  që është  duke u krijuar për arsyje të  mos zbatimit të  Marrëveshjes së  Mirëkuptimit", ka thënë në fund SINKON.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)