19 Prill 2024

Sindikata: Shyqri Haxha t’i jap përgjegjësi Bordit

Prishtinë, 20 korrik - Drejtues të Sindikatës së Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës kërkojnë nga kryeshefi ekzekutiv Shyqyri Haxha të japë përgjegjësi para Bordit të PTK-së. Ndërsa thanë se ndërhyrja e EULEX-it në PTK nuk duhet të jetë arsye për të përshpejtuar privatizimin e postës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës, Milazim Alshiqi shprehi sot shqetësimet e punëtorëve për mundësinë e privatizimit të PTK-së. Sipas Alshiqit, PTK-ja ka përfitime të mëdha dhe nuk është në humbje ashtu siç thuhet.

“Pra PTK asnjëherë nuk e ka marrë asnjë cent nga Qeveria e shtetit të Kosovës por, përkundrazi ka ndihmuar gjithmonë sepse fal zotit që e ka mundësinë ekonomike. Thëniet që PTK ka rënie në të hyra, është duke u dobësuar çdo ditë, ju lutëm të nderuar media ju lutem të nderuara që ata që dëgjojnë që faktet shifrat ekonomike flasin ndryshe”, tha Alshiqi.

Alshiqi kërkoi që strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për privatizimin e postës të analizohet në mënyrë të detajuar nga parlamentarët. Ai tha se bastisjet e EULEX-it në PTK, nuk kanë të bëjnë me privatizimin e kësaj ndërmarrjeje.

“Ato rastet të cilat është fut EULEX-i janë raste individuale edhe ne si sindikatë e kundërshtojmë shumë faktin që tani pretendohet të jetë edhe një nga arsyet që PTK të privatizohet gjoja që ka keqpërdorime, ka jo menaxhim të mirë. Kush mund të garantojë në këtë botë që edhe në ndërmarrjet private nuk ka keqpërdorime”, tha Alshiqi.

Sindikalistët e PTK-së kërkuan nga kryeshefi ekzekutiv Shyqyri Haxha të japë përgjegjësi para Bordit të PTK-së. Ata thanë se qysh në vitin 2008, kanë kundërshtuar kontratën e PTK-së me Dardafon-in.

Në konferencën ndërkombëtare të investitorëve për Post - Telekomin e Kosovës, ishte vlerësuar se nga shitja e saj, do të përfitojë shteti, ndërsa kompania do të lirohet nga ndikimet politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)