19 Prill 2024

Sindikata reagon ashpër kundër masave ndëshkuese ndaj gazetarëve të RTK-së

Prishtinë, 3 prill - Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër masave  ndëshkuese, që po ndërmerren këto ditë ndaj gazetarëve të RTK-së.

Nē vend se në këtë kohë, më të pazakonshmen që nga lufta e dytë botërore për njerëzimin, të mobilizohemi për t'i përkrahur kolegët tanë të cilët po e japin maksimumin në informimin e qytetarëve, drejtuesit e RTK-së, përkundrazi bëjnë veprime dekurajuese, të dëmshme për të punësuarit dhe për RTK-në në përgjithësi.

Fajtor pse RTK-në e kemi në këtë situatë sipas sindikatës nuk janë të punësuarit e RTK-së por politikat e gabuara menaxheriale e editoriale tē cilat janë përgjegjësi e organeve drejtuese të RTK-së.

Si ka mundësi që shefi editorial, i cili eshtë inicues i këtyre masave, të na flasë për etikë e profesionalizëm, kur vet ai personalisht, duke e keqpërdorur hapësirën programore del publikisht fyen përfaqësuesit institucional.

Kryesia e Sindikatës kërkon që menjëherë të ndalet kjo fushatë ndaj të punësuarve të RTK-së, dhe fokusimi në planin afashkurtë të jetë në zvogëlimin deri në minimum të pasojave nga pandemia, ndërsa në planin afatgjatë, rikthimi i besueshmërisë te Publiku.

"Në të kundërtën ne do të detyrohemi që megjithë situatën e rrezikshme për jetën dhe shëndetin tonë, ta shqyrtojmë seriozisht opcionin e grevës dhe të protestës", ka theksuar sindikata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)