29 Mars 2024

Sindikata kundër privatizimit të PTK- së

Prishtinë, 29 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Sindikatës së Pavarur të PTK së, i cili i dorëzoi kryekuvendarit një peticion.

Ky delegacionin i dorëzoi kryekuvendarit Krasniqi një peticion, të nënshkruar nga punonjës të njësive të PTK-së, nëpërmjet të të cilit kërkohet ndër të tjera të ndërpritet procesi i privatizimit të PTK-së, derisa të mos miratohet Ligji i Punës dhe ai mbi veprimin sindikal nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, theksoi se i kupton shqetësimet e punonjësve, ndërsa sa i përket aprovimit të ligjeve ai theksoi se Ligji i Punës do të aprovohet brenda këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)