26 Shtator 2020

Sindikata kërkon nga Vetëvendosje t'i trajtojë me prioritet çështjet e RTK-së

Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B.Hoxha, bashkë me anëtarët e kryesisë, Gjevahira Kolenovic dhe Milot Ibrani, janë takuar sot me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Dejona Mihali dhe Kreshnik Ahmeti.

Në kuadër të këtij takimi, udhëheqësit sindikal kërkuan nga Lëvizja Vetëvendosje, t'i trajtojë me prioritet çështjet e pazgjidhura të Transmetuesit Publik siç është prona, objekti dhe ligji i ri.

Sindikata pret që këto procese me rëndësi jetike për funksionimin e RTK-së të marrin epilog nga Qeveria dhe Kuvendi i ri.

 Si veprim urgjent i Kuvendit duhet të jetë zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, në mënyrë që këtij organi mbikëqyrës t'i kthehet funksionaliteti.

Kuvendi i Kosovës si themelues i Transmetuesit Publik, përmes komisioneve përkatëse dhe zyrës ligjore duhet ta trajtojë procesin e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së, i cili u realizua në kundërshtim me ligjin e RTK-së.

Nga udhëheqësit sindikal gjithashtu u tha se formimi i komisionit hetues parlamentar, është mëse i nevojshëm për ta kuptuar të vërtetën rreth shpenzimit të parasë publike në RTK, përfshirë ligjshmërinë e kontratave të shumta të lidhura pa kontrollë dhe pa mbulesë financiare, të cilat e kanë sjellur RTK në prag të falimentimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)