21 Shtator 2020

Sindikata e Pavarur kërkon funksionalizimin e Bordit të RTK-së

Prishtinë, 7 gusht - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B.Hoxha, së bashku me anëtarët e kryesisë, Adriana Morina dhe Visar Duli, janë takuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me nënkryetarën e Kuvendit Arbërie Nagavcin dhe nëkryetarin e komisionit për qeverisje lokale, administratë publike dhe medie, Valon Ramadanin.

Sindikalistët kërkuan nga deputetët që të angazhohen në funksionalizimin e Bordit të RTK-së, pasi që shtatë anëtarëve të këtij organi, prej njëmbëdhjetë sa janë gjithsej iu ka skaduar mandati. 

Si pasojë e mosfunksionalitetit të Bordit, Transmetuesi Publik, për tash e një vit është pa menaxhment dhe pa shef editorial.

Sipas sindikalistëve, për t'ju shmangur ndërhyrjeve politike, do të ishte mëse e nevojshme  që procesi i rekrutimit të anëtarëve të Bordit të realizohej nga ndonjë kompani profesionale, e jo si deri më tani nga deputetët e Kuvendit.

Praktikat e deritanishme kanë treguar se Bordet e zgjedhura direkt nga Kuvendi, në vazhdimësi iu kanë shërbyer interesave të partive në pushtet dhe atyre personale, dhe pothuajse aspak interesit të Publikut.

Gjithashtu, si nevojë urgjente është edhe zgjidhja e çështjes së financimit i cili duhet të jetë nga publiku, e jo nga buxheti i shtetit, siç është tani.

Kjo formë e financimit do të krijonte një lidhje më të fortë ndërmjet Transmetuesit Publik dhe qytetarëve.

Përfaqësuesit sindikal kërkuan nga deputetët që ta përkrahin kërkesën e Sindikatës për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar, në mënyrë që të zbardhet e vërteta rreth borxheve milionëshe e kontratave të dëmshme të cilat janë duke e rrezikuar seriozisht funksionimin e mëtutjeshëm të Transmetuesit Publik.

Kjo kërkesë e kahmotshme e Sindikatës, sikur të përkrahej me kohë nga partitë që kishin shumicën parlamentare në Kuvend, jemi mëse të sigurtë se RTK-në nuk do ta kishim në situatën çfarë e kemi tani.

 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)