29 Mars 2024

Sindikalistët kërkojn nga LDK hetimin e zgjdhjes se paligjshme të drejtorit të RTK-së

Prishtinë, 12 nëntor - Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së në përbërje të kryetarit, Fadil B.Hoxha dhe anëtarëve të kryesisë, Zana Ramadani dhe Veton Rugova, janë takuar sot me përfaqësuesit e LDK-së, Avdullah Hotin dhe Besian Mustafën.

Në këtë takim, sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Transmetuesi Publik, si pasojë e kontratave abuzive të lidhura me producentë të pavarur e operatorë ekomomik, mungesës së investimeve kapitale, përjashtimit të profesionistëve nga pozitat menaxheriale e editoriale, shpenzimeve pa kontroll për qiramarrje të pajisjeve teknike, e shumë parregullsive tjera.

Sipas sindikalistëve, kulmi i stërkeqjes është arritur me zgjedhjen paligjshme të drejtorit gjeneral të RTK-së nga Bordi i saj, veprim ky që e ka dëmtuar Transmetuesin Publik gati në shkallë të pariparueshme.

Sindikalistët kërkuan nga përfaqësuesit e LDK-së, që të gjitha këto parregullsi, të hetohen nga një komision i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Udhëheqësit sindikal shtruan edhe moszgjidhjen e çështjes së pronës, objektit e ligjit të ri, dhe kërkuan që këto tema esenciale për RTK-në, të marrin përgjigje nga legjistlativi i ardhshëm.

 LDK ka theksuar se RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre.

Si i tillë, LDK thekson se nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)