23 Prill 2024

Shtohen kërkesat për pakot e reja TiKtel dhe TiKon

Prishtinë, 13 shtator - Pas lansimit të pakove e reja të zërit TiKtel dhe të internetit TiKon, është vërejtur një interesim i madh i konsumatorëve për këto dy shërbime të reja që janë lansuar nga Telekomi i Kosovës. Vetëm në javën e parë të lansimit të këtyre dy produkteve të reja, është shtuar kërkesa për 50 për qind në krahasim me muajt e kaluar.

Oferta më e re e Telekomit jo vetëm që është  shumë të volitshme dhe tërheqëse për konsumatorët tanë, për shkak të kualitetit dhe çmimit, por edhe për shkak të mundësisë që ka çdo konsumatori për të krijuar pakon e re personale sipas nevojave të tij.

Shërbimet e ofruara nga Telekomi i Kosovës, TiKon (interneti) janë pakot me shpejtësi prej 512 Kbps deri 8 Mbps, derisa pakot për biseda TiKtel do të ofrojnë mundësi për secilën familje dhe biznes.

Gjithashtu këto shërbime mund të kombinohen me shërbime shtesë si TiKtel-int (për thirrje ndërkombëtare) si dhe TiK-Vala (për thirrjet drejt VALA-s).

Të gjithë konsumatorët e Telekomit, të cilët janë të interesuar për pakot e reja mund vizitojnë pikat shitëse, të thërrasin në numrin 90 77, mirëpo ekziston edhe mundësia që përmes webfaqes zyrtare të Telekomit (www.telekomi.net) të zgjedhin kombinimin e tyre duke dërguar porosinë me ëeb aplikacionin online.

Ky është edhe një sukses në vazhdën e shumë sukseseve të PTK-së dhe menaxhmentit të saj, që me shumë përkushtim ka arritur objektivat e përcaktuar, si shtimin e numrit të konsumatorëve të Vala-s dhe Telekomit, zhvillimin e njësisë së biznesit, Telekomit të Kosovës në një standard të lartë, të krahasueshëm me vendet më të zhvilluara.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve për transmetim të të dhënave, përkatësisht internetit me një rritje të ndieshme prej 28.52 për qind. Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më shumë instalime të reja, respektivisht konsumatorë të rinj. Duke marrë parasysh të gjitha këto, Telekomi i Kosovës ka arritur të ketë një rritje të lehtë të të hyrave financiare. 

Kjo rritje në Telekom është si rrjedhojë e përkushtimit të Kryeshefit Ekzekutiv që të ngrisë edhe më shumë efikasitetin dhe fitimet në këtë Njësi të PTK-së. Fokusi aktual i PTK-së, vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të volitshme në prag të lansimit të shërbimit të ri TiKtv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)