16 Prill 2024

Shqetësime për gropat e mëdha në rrugën “Demir Vitia” tek Kacallarët

Prishtinë, 20 gusht - Këto ditë banorët janë të shqetësuar për gropat e mëdha që janë krijuar në rrugën “Demir Vitia” (ish “Edmond Hoxha") tek Kacallarët dhe Dodona në Prishtinë.

Qindra vetura dhe kamionë kalojnë gjatë ditës në këtë aks rrugor, i cili është dëmtuar dhe thuajse është bërë i pakalueshëm për veturat luksoze, për shkak të gropave.

Rruga është shkatërruar që nga 2017 kur kishte shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit tek Kacallarët,  jo shumë larg nga furra e njohur "Rekord".

Që nga ajo kohë autoritetet e Komunës së Prishtinës nuk kane ndërmarrë asnjë veprim te evitojnë këto gropa, që kanë krijuar frustrim të madh tek banorët e lagjës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)