19 Mars 2024

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës dënon abuzimin me pasurinë publike

Prishtinë, 22 nëntor - Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, e dënon ashpër abuzimin me pasurinë publike që po bëhet nga Grupi “Koha”, në ndërtesën ku është e vendosur Radio Kosova.

Ky Grup sipas sindikates së bashku me disa oligarkë të politikës, janë duke e shkatërruar një pjesë të objektit të ish-Radio Prishtinës, tani Radio Kosova.

"Me bekimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit po vazhdon abuzimi me pronën publike, por dëmi i jashtëzakonshëm që po shkaktohet në këtë rast është shkatërrimi i qindra audio shiritave, të cilët i kanë shpëtuar luftës së fundit.".

"Duket se shumë vështirë do të jetë që kjo pasuri dhe trashëgimi e madhe për mediat, t’u shpëtojnë zhvatësve të pronës publike!", thekson Shoqata Sindikale e Radios.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, konsideron se këto veprime të AKP-së janë të rrezikshme dhe po e dëmtojnë skajshmërisht interesin publik në rend të parë, e pa asnjë dyshim edhe RTK-në si transmetues publik.

Zyrtarët e AKP-së me këto veprime janë vënë në shërbim të atyre grupeve të cilat me çdo kusht dëshirojnë ta shkatërrojnë pronën publike. Si rezultat i këtyre veprimeve të papërgjegjshme po rrezikohet seriozisht siguria e objektit të Radio Kosovës, mbarëvajtja e procesit të punës dhe materialet arkivore me rëndësi historike që ndodhen në këtë objekt.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës u bën thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve në ardhje të Kuvendit të Kosovës, që çështje e pronës ta zgjidhë në të ardhmen me ligjin e ri për Transmetuesin Publik, e që presim se do të trajtohet me prioritet nga përbërja e re e Parlamentit.

Konsiderojmë se duhet që në mënyrë të qartë të përcaktohet se pjesë përbërëse e tij të jenë të gjitha pikat transmetuese të aprovuara në nivel ndërkombëtar (konferenca botërore “Gjeneva 84” për planin frekuencor ne brezin FM), ku janë përcaktuar saktë dhe qartë lokacionet transmetuese.

Një nga këto lokacione është objekti i Radio Kosovës, prej ku transmetohen programet e Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2.

Fajtor për këtë gjendje janë edhe të gjithë drejtuesit e RTK-së të cilët asnjëherë nuk kanë shpreh gatishmëri që kjo pronë të funksionalizohet dhe të vihet në shërbim të transmetuesit publik.

Në të kundërtën, Shoqata Sindikale e Radio Kosovës (SHSRK) së bashku me të gjithë kolegët tanë të RTK-së, do të organizojmë protestë në mbrojtje të pasurisë publike me të cilën menaxhon Radio Kosova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)