19 Prill 2024

SHBA po projekton rrugë që vetvetiu shkrijnë borën

New York, 21 janar - Gjersa pritjet në kolonat e gjata me automjete po vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e jetës së qytetarit të Kosovës, matanë oqeanit në SHBA po mendohet rreth implementimit të teknologjisë në shtresat e rrugës që madje të arrihet edhe shkrirja e akullit dhe borës, duke shfrytëzuar energjinë solare.

Në Kosovë kemi pasur raste kur kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve , gjatë sezonit të dimrit të përballen me “befasi”, dhe të mos jenë të gatshme në kryerjen e punës së tyre. Raste të ngjashme ka pasur edhe në Amerikë, dhe qytete si New Yorku, Atalanta apo Gerogia janë kritikuar për reagimin e tyre të dobët pas reshjeve të borës. Por ata duket se kanë gjetur një zgjidhje për këtë: teknologji që mund të pastrojë akullin dhe borën nga rruga – thjeshtë duke e shkrirë atë.

Scott Brusaw, një inxhinier 53 vjeç i Elektronikës në Sagle, Idaho mendon se ka një zgjidhje. Deri më tani, ai ka arritur të gjenerojë interes të institucioneve të ndryshme shtetërore, duke propozuar në vend të asfaltit apo betonit, përdorimin e një shtrese super të fortë të xhamit si shtresë të epërme të rrugës. Sipas idesë së tij, qeliza solare të montuara në sipërfaqen e xhamit do të mundësojnë që rruga të sillet sikurse një fabrikë e madhe e energjisë solare, duke mundësuar kështu furnizimin e mekanizmave ngrohës të vendosur në sistem dhe duke evituar tërësisht makineritë dimërore për largimin e borës.

Elementet që ngrohen do të punonin si “dritarja e pasme e automjetit tuaj”, dhe sipas krijuesit të sistemit rrugor ka gjasa që në të ardhmen e afërt të përdoret energjia e gjeneruar në këtë formë edhe për rimbushjen e automjeteve elektrike dhe për të fuqizuar drita dhe sinjalizim përskaj rrugës. Madje ai shkon deri në atë mas sa thotë se rrugët solare do të mund të krijojnë elektricitet të pastër anembanë botës, duke eliminuar edhe ndikimet e faktorëve negativ në ndryshimet klimatike të tokës.

Por Brusaw nuk është i vetmi. Në Institutin Politeknik të Massachussetts Worcester, inxhinieri Rajib Mallick ka një vizion, që parasheh krijimin e një shtrese rrugore më të fuqishme që absorbon nxehtësinë. Ideja e tij është që të vendosen në rrugë tuba në të cilët rrjedhë një lëngë që i reziston ngrirjes. Në temperaturë më të ngrohtë, lëngu i ngrohur nga dielli ruhet në një dhomë të izoluar ku qëndron i ngrohtë. Më pas kur ftohet temperatura, lëngu dërgohet përmes tubit për të shkrirë akullin dhe borën.

Por të kthehemi tek Brusaw

Një inxhinier që në këto çaste po lexon këtë artikull mund të thotë se si është e mundur që xhami të sjellë forcë të mjaftueshme të fërkimit. Këtë përgjigje e ka Brusaw. “Xhami në veçanti kur krijohet në shtresa, është më i fuqishëm seas që njerëzit mendojnë. Ne veçse kemi filluar punët me hulumtuesit më të mirë nga Universiteti Daytona dhe Penn State, për të zhvilluar një xham super të fuqishëm që do t’ju ofrojë automjeteve forcën e mjaftueshme të fërkimit”.

E sa do të mund të kushtojë kjo?

Përgjigja e Brunsaw është: 4.4 milion dollarë. A ia vlen? Po, për shkak se sipas krijuesit do të arrihet krijimi i rrugëve më të pastra, dhe që eventualisht do të shpaguajnë vetën në prodhim të energjisë dhe në forma tjera.

Brunsaw është ende duke punuar me kolegët e tij dhe hulumtuesit më të mirë të Universiteteve të ndryshme për të perfeksionuar idenë e tij, dhe pas kësaj nën përkrahjen shëtitore ai do të mund të fillojë edhe me testimet në teren. “Administrata Shtetërore e Rrugëve na ka thënë se nuk mund ta testojmë në autostrada. Por na kanë thënë se mund të sfidojmë vetën në zona parkimi, dhe në këtë formë të studiojmë dhe të mësojmë më shumë rreth kësaj” u shpreh ai. /pcworldalbanian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)