29 Mars 2024

Se shpejti fillon ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup

Prishtinë 27 gusht - Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj u takua sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliun, me të cilin biseduan për zhvillimet e deritanishme ku sipas tyre Kosova përfundimisht po del nga izolimi që duke mos e shfrytëzuar pozitën e saj gjeografike,  pasi që vendi ynë ka qenë pikë destinacioni por jo tranziti.

“Politikat e Qeverisë së Kosovës dhe MTPT-së,  janë krijimi i korridoreve dhe lidhja e vendit tonë me korridore ndërkombëtare, siç është autostrada  autostrada në drejtim të Durrësit, dhe përfundimisht vendi ynë po bëhet me dalje në det. Kjo do t’i shërbejë ekonomisë kosovare”, vlerësoi ministri Limaj.

Ndërsa në ditët në vijim, do të niset autostrada në drejtim të Shkupit, shtoi në mes tjerash ministri Limaj, duke thënë se kjo tregon se po hapet një korridor i ri, korridori I dhjetë dhe përfundimisht kjo do ta integrojë vendin tonë dhe ekonominë kosovare, do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të komunikimit të masiv të mallrave dhe udhtëatrëve.

Ministri Limaj poashtu theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për hekurudhat, dhe shtoi: “Ne pasqyruam gjendjen e tanishme të hekurudhave tona. Ajo qka ne po bëjmë tani është funksinalizimi i vijave hekurudhore që ne i kemi, priotitet i ynë është funksionalizimi i vijës hekurudhore, Xërxë-Prizren. Investimi në hekurudha kushton shumë, por do të bëjmë përpjekje ta aktualizojmë, dhe ta funksionalizojmë këtë lloj të transportit. Ndërsa, sa I përket lidhjës përmes hekurudhës me Shqipërinë, ne do të jemi të gatshëm atëherë kur shteti shqiptar ta ketë kryer pjesën e vet, pasi që në pjesën tonë ka më pak për ndërtim të kësaj linje  janë vetëm 17 kilometra nga Xërxa deri në Prizren”.

Sipas ministrit Limaj si prioritet është funksionalizimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup, ajo linjë duhet të elektirfikohet, në mënyrë të transportuesit e mallrave të drejtohen në drejtim të hekurudhave, kjo do të ndihmojë edhe në ruajtjen e rrugëve por edhe mallrat do të transportohen me çmim më të lirë.

“ Ajo e cila për ne sot ka rëndësi është Porti i Shëngjinit, sepse është shumë më afër, andaj kërkova nga OEK-u që edhe biznesi të jetë pjesë  përbërëse e bisedimeve, me ekspertët shqiptar për të gjetur përshtatjen ligjore të administrimit të këtij porti. Biznesi kosovar duhet të jetë I përgatitur për të marrë me koncesion këtë port nëse do të jepet me koncesion. Në atë port do të investojë biznesi kosovar dhe ky port komplet do të jetë në shërbim të biznesit kosovar” tha kreu I MTPT-së.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se kërkesa e komuniteti të biznesit që vërtet, shtrirja horizontale apo hapja dhe harmonizimi i korridoreve të reja për Kosovën të jenë në fokus dhe të punohet  në këtë drejtim.

“Në rend të parë u bisedua për aktualizimin apo për një formë të krijimit të partneritetit më palën shqiptare nga Shqipëria apo hekurudhën në drejtim Prishtinë, Prizren, Tiranë, Durrës  për rrugën e cila ka një rëndësi sa kombëtare, politike aq edhe ekonomike në drejtim të Prizrenit në kahje të Tetovës”, tha ai.

Gërxhaliu përmendi edhe koncesionimin e rrugës Prishtinë – Shkup dhe tha që edhe në këtë drejtim do të jepë kontribut EOK-u. “Për kontributin dhe rolin që mund të jap OEK dhe komuniteti i biznesit për portin e Shëngjinit, i cili më vite të tëra është shndërruar të themi në një retorikë qoftë e natyrës politike qofte e një  forme të ndonjë kampanjë por është koha kur më përkrahje të Limaj”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)