07 Tetor 2022

Scandinavian Airlines paraqet kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në SHBA

Washington, 5 korrik - Scandinavian Airlines (SAS) njoftoi se ka paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në SHBA për të përballuar barrën e borxhit, duke theksuar grevën e pilotëve si arsye për ndikimin negativ në likuiditetin dhe gjendjen financiare të kompanisë.

Pilotët e SAS hynë në grevë pasi nuk arritën marrëveshje për pagat dhe kushtet e punës, gjë që vlerësohet të rezultojë në anulimin e afërsisht gjysmës së të gjitha fluturimeve të planifikuara të SAS, nga e cila pritet të preken rreth 30 mijë pasagjerë në ditë.

Përmes një deklarate kompania thekson se do të vazhdojë t'u shërbejë klientëve të saj gjatë procesit të falimentimit, megjithatë greva e sindikatës së pilotëve do të ketë ndikim në fluturimet e planifikuara.

"E rëndësishme është, se ne presim të kemi likuiditet të mjaftueshëm për të mbështetur biznesin tonë dhe për të përmbushur detyrimet tona në një afat të shkurtër. Përveç 44 milionë dollarë në para të gatshme që nga 30 qershori 2022, ne kemi ecur mirë në diskutime për të marrë financim shtesë", thuhet në deklaratë.

"Për të vazhduar me zbatimin e elementeve kyçe të planit, SAS dhe disa nga filialet e saj kanë depozituar vullnetarisht kërkesë për kapitullin 11 në SHBA, një proces ligjor për ristrukturimin financiar, e cila kryhet nën mbikëqyrjen e gjykatës federale të SHBA-së", thuhet në njoftim.

Kryetari i Bordit të SAS, Carsten Dilling, deklaroi: "Në kuadër të këtij procesi, SAS është përgatitur gjithashtu për opsionin për të përdorur procedurat e ristrukturimit të gjykatës për të adresuar gjendjen financiare të Kompanisë".

Greva e vazhdueshme paraqet sfida shtesë për aftësinë e kompanisë që të ketë sukses me transformimin, nënvizoi Dilling.

"Ne kemi besim se veprimet që po ndërmarrim do të forcojnë aftësinë e SAS duke përfituar nga mundësitë e rëndësishme që janë para nesh, ndërsa industria vazhdon të rikuperohet nga pandemia", shtoi ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)