19 Prill 2024

Rusia dhe Franca do të ndërtojnë anije ushtarake "Mistral"

Paris, 27 dhjetor - Rusia dhe Franca do të bashkëpunojnë për ndërtimin e dy anijeve ushtarake "Mistral". Planin e bashkëpunimit e konfirmoi më 24 dhjetor, zyra e Presidentit të Republikës të Francës.

Më herët, Rusia kishte shprehur gatishmërinë për të blerë anije ushtarake "Mistral" nga Franca.

Por në qershor të këtij viti, kryeministri rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Francë, u shpreh se Rusia, jo vetëm shpreson të blejë anije, por edhe të shkëmbejë eksperiencë teknike.

Duke blerë anije, Rusia shpreson që kompanitë e saj mund të marrin pjesë edhe në ndërtimin e tyre.

"Mistral" është anija e dytë më e madhe në shërbim të forcës detare të Francës, e barabartë me një helikopter mbajtëse. Kjo është herë të parë që vend anëtar i NATO-s, i shet Rusisë, armë të një niveli kaq të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)