29 Mars 2024

RTK çerdhe e punësimeve familjare e partiake, të lirohet nga kontrolli partiak

Prishtinë, 3 korrik - Partia Social Demokrate (PSD)  ka vlerësuar se Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është mediumi i vetëm publik në Kosovë dhe që një dekadë ai është nën kontrollën e plotë të pushtetit, duke shërbyer si altoparlant propagandues e çerdhe e punësimeve familjare e partiake, sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lidhur me gjendjen brenda transmetuesit publik dhe për mënyrën se si do të arrihej pavarësia editoriale e RTK -së, u mbajt sot konferencë për media nga nënkryetarët dhe deputetët e PSD-së, znj. Shqipe Pantina dhe z. Dukagjin Gorani.

Me këta rast u konstatua që RTK duhet të jetë medium publik dhe i pavarur, por se projektligji aktual që është miratuar në lexim të parë në Kuvend, ndonëse ka disa përmirësime, nuk e garanton këtë pavarësi.

Nga konferenca, u shpalosën këto propozime që do të garantonin pavarësinë editoriale të mediumit:

1.      RTK, duke filluar nga data 01.01.2020, duhet të financohet përmes parapagimit të tarifës fikse vjetore prej 20 euro;

2.      Bordi i RTK-së duhet të hartojë strategji dhe Rregullore, jo më larg se 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ku përfshihet edhe mënyra e inkasimit të tarifës vjetore duke përfshirë edhe marrëveshjet me palë të treta, si dhe këto dokumente të publikohen në uebfaqen zyrtare të RTK-së;

3.      Bordi i RTK-së duhet t’i propozojë Kuvendit shqyrtimin e vlerës së tarifës, e cila mund të ndryshohet më shpesh se çdo 3 vite.

Krahas këtyre propozimeve, PSD po ashtu mendon që familjet me asistencë sociale duhet të lirohen nga kjo tarifë, si dhe të mundësohet që pagesa të kryhet në baza vjetore, tremujore apo çdo muaj.

PSD gjithashtu propozon që numri i anëtarëve të bordit duhet të zvogëlohet nga 11 në 7, si dhe përfaqësues në të të përfshihen përfaqësues edhe nga Komisioni i Pavarur i Mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përfaqësues nga rrjeti i organizatave rinore dhe të grave, si dhe përfaqësues nga komunitetet e artit e sportit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)