24 Prill 2019

Rrëzohet avioni i shoqërisë Ethiopian Airlines me 157 vetë në bord

Addis Abeba, 10 mars - Një avion i shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines nga Addis Abeba u rrëzua menjëherë pas ngritjes të dielën në mëngjes, duke vrarë të 157 pasagjerët në bord.

Korporata shtetërore e Transmetimeve Etiopiane tha se avioni që u rrëzua pranë qytetit të Bishoftut kishte pasagjerë nga 33 vende të ndryshme të botës.

Linja ajrore tha se avioni humbi kontaktin me Aeroportin Ndërkombëtar Bole vetëm gjashtë minuta pasi u ngrit të dielën në mëngjes në orën 8:38 sipas orës lokale.

Kryeministri Abiy Ahmed tha në një deklaratë në Twitter: "Zyra e Kryeministrit, në emër të qeverisë dhe popullit të Etiopisë, shprehë ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit në avionin e linjës Ethiopian Airlines Boeing 737 në fluturimin e planifikuar për në Nairobi, të Kenia këtë mëngjes”.

Sipas të dhënave të Aviacionit Civil Planespotters, Boeing 737- MAX 8 ishte një avion i ri, që iu dorëzua linjës ajrore në nëntor.

Boeing lëshoi një deklaratë të shkurtër të dielën, duke thënë se "kompania është e vetëdijshme për njoftimet e një aksidenti dhe po e monitoron nga afër situatën."

Flightradar 24 tha në Twitter se "shpejtësia vertikale" e avionit etiopian "ishte e paqëndrueshme pas ngritjes".

Boeing 737- MAX 8 është i njëjti model i avionit që u ngrit në tetor nga Xhakarta dhe u rrëzua në detin Java disa minuta më vonë, duke vrarë të gjithë 189 njerëz në fluturim e linjës Lion Air.

Hetuesit me Komitetin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të Indonezisë nxorën një raport paraprak nëntorin e kaluar, bazuar në informacionin e siguruar nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit.

Sipas raportit, sistemi automatik i sigurisë e shtyu poshtë vazhdimisht hundën e avionit, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin.

Ata besonjnë se sistemi i automatizuar që pengon avionin për të ngadalësuar shpjetësinë nëse fluturon shumë lartë, në versionin e ri të avionit Boeing të pasagjerëve, merr informacion të gabuar nga sensorët në trupin e avionit.

Avioni kishte një problem të ngjashëm me një fluturim nga ishulli turistik i Balit në Xhakarta një natë para përplasjes fatale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 prill 2019 - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon takim mikpritës për drejtorët e Drejtorive Komunale për Arsim. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon debat për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Hotel AFA, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të tortures, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.​ (Salla për konferenca e Avokatit të Popullit, ora 10:00)

- Qendra e Karrieres në kuadër te Drejtorise se Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem organizon hapjen e “Panairit te Karrieres” 3 ditor. (Hapsirat e Qendres se Karrieres, në lagjen Taslixhe, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Hapet Panairi i Studimeve, ku universitete të ndryshme të Kosovës dhe regjionit, do të prezantojnë profilet akademike. (Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. (Fshati Shkabaj, Qendra e Panaireve, ora 10:30)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2018, shqyrtimi i Raportit vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë mban debat publik me temën 'Uzurpimi i pronës në Kosovë - problem edhe pas 20 viteve'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente të Grupit Punues të Komisionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon aktivitetin kryesor të shënimit të javës së imunizimit për këtë vit. (Fshati Magure i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Mitrovicë organizon aksion simbolik lidhur me zhagitjen e punimeve në tunel, i cili vazhdon ende të jetë i bllokuar duke shkaktuar kështu kaos total të trafikut në qytetin e Mitrovicës. (Tek tuneli i bllokuar në Mitrovicë nga ana e Zhabarit, ora 12:00)

- Mbahet seanca përfundimtare për rivendosje në lidhje me kërkesën e profesorit te Fakultetit Juridik, Mejdi Bektashi i cili e ka paditur organizatën joqeveritare Admovere për shpifje, pas publikimit të raportit 'Stafi Akademik i UP-së'  në të cilin Bektashi ishte radhitur si njëri nga profesorët plagjiatorë. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë, objekti A, numër 204, ora 13:30)