03 Prill 2020

Rikthehen çmimet e peronizimit të autobusëve

Prishtinë, 12 shkurt - Nga 15 marsi i këtij viti kthehen tarifat e peronizimit e parkimit të autobusëve në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës, siç kanë qenë para nënshkrimit të memorandumit ndërmjet  Shoqatës së Transportit Rrugor dhe Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, për shkak të mos realizimit të të gjitha nisjeve nga stacioni.  

Përfaqësues nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve dhe ata të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, kanë diskutuar sot rreth  marrëveshjes së bashkëpunimit  e cila është ngritjes së çmimimeve.

Nga një prill i vitit 2019 ishin ulur çmimet e peronizimit për autobusët në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës për 30 për qind, marrëveshje kjo e arritur me Shoqatën e Transportuesve të Udhëtarëve, e cila ka përfunduar me 31 dhjetor.

Marrëvesha kishte paraparë uljen e çmimeve, por edhe hyrje daljen e të gjithë autobusëve nga stacioni, e cila sipas zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nuk po zbatohet nga transportuesit, të cilët disa prej tyre nuk  shfrtytëzojnë fare stacionin, por marrin e lënë udhtarët në rrugë. 

Zyrtarë nga SAP kanë thënë se pasi kanë bërë vlerësimin e kësaj marrëveshje  sa i përket afarizmit të ndërmarrjes dhe nga kjo analizë ka dal  se si shkak i mos zbatimit të marrëveshjes nga autobusës, stacioni ka pasur humbje nga 10 mijë euro për çdo muaj.

Sipas tyre këto humbje po ndodhin për shkak se shumë autobusë vazhdojnë të mos përfillin marrëveshjen dhe të cilët nuk e shfrytëzojnë stacionin. Linjat turistike që ndalen gjithandej kryeqytetit e po ashtu edhe linjat e Podujevës, disa të Mitrovicës e qyteteve tjera, të cilët nuk shkojnë t'i lënë e marrin udhtarët në stacion, por rrugëve të kryeqendrës, duke rrezikuar edhe udhtarët. 

Me ardhjen e kryeshefit të ri  ishte arritur marrëveshja me Shoqatën e Transportuesve të Udhtarëve dhe çmimet ishin ulur për 30 për qind dhe ishte vendosur që të gjithë autobusët e linjave  kosovare, rajonale e ndërkombëtare të hyjnë e dalin nga stacioni, por e cila nuk po zbatohet, duke dëmtuar Staciconin e Autobusëve.

Nga ana tjetër përfaqësues nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve thonë se zyrtarët e SAP-së kanë ngrit çmimet e peronizmit kokë në vete, duke mohuar mos respektimin e marrëveshjes konkretisht mos realizimin e  e të gjitha nisjeve nga stacioni.

Ekipi i "Syri.net" nuk është lejuar të marri pjesë nga organizatorët e takimit të marrin pjesë në mbledhje. Nga ana tjetër është kërkuar edhe deklarata zyrtare nga dy palët, por të cilët nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështjeje.

© SYRI.net 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.