09 Korrik 2020

Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Hong Kongut

Hong Kong, 14 gusht - Në aeroportin e Hong Kongut kanë rifilluar fluturimet, pas një nate kaosi ku protestuesit pro-demokracisë u përleshen me policinë.

Fluturimet po zhvillohen siç ishte planifikuar, megjithëse disa ende mbetën të vonuara ose anuluara.

Qindra fluturime u anuluan dy ditët e kaluara pasi protestuesit zaptuan objektin.

Më 13 gusht, shpërthimi i dhunës në aeroport, një nga më të ngarkuarit në botë, përfshiu protestuesit që rrahën dy burra për të cilët dyshohet se ishin agjentë të fshehtë kinezë.

Qeveria kineze dhe Hong Kongu dënuan "aktet puthuajse terroriste" të demonstruesve, dhe përsëritën mbështetjen për autoritetet lokale, për të ndëshkuar ashpër ata që janë përgjegjës.

Hong Kongu ka hyrë në javën e dhjetë të protestave antiqeveritare të nxitura nga një projekt-ligj që do të lejonte që të dyshuarit të përballen me gjyq në Kinë.

Projekt-ligji u pezullua përfundimisht, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kong-ut, Carrie Lam, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kong është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)