25 Prill 2024

Rekomandimet për privatizimin e PTK-së në mbledhjet e ardhshme

Prishtinë, 21 shtator - Nxjerrja e rekomandimeve për propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), i është nënshtruar sot një debati të gjerë në Komisionin për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarë të komisionit, deputetë të tjerë të Kuvendit dhe përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve të PTK-së, kanë diskutuar gjerësisht rreth çështjeve që lidhen me privatizimin e kësaj kompanie dhe nxjerrjes së rekomandimeve, konform obligimit të përcaktuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe të cilat do të procedoheshin tutje për miratim në seancë plenare.

Diskutuesit kanë shtruar një varg çështjesh që lidhen me këtë proces dhe të cilat vazhdojnë të mbesin pjesë e debatit të gjerë. Me theks të veçantë, u diskutua rreth përqindjes së aksioneve që duhet t’i mbajë Qeveria e Kosovës me rastin e privatizimit të PTK-së, destinimit të fondit të privatizimit të saj, çështjes së punëtorëve, kodit të telefonisë etj.

Pas shterjes së debatit, deputetët u pajtuan që nxjerrja e rekomandimeve të bëhet në mbledhjet e ardhshme të komisionit.

Në mbledhjen e sotme, e cila u udhëhoq nga kryetarja e komisionit, Myzejene Selmani, iu dha përkrahje Projektligjit për Energjinë, me amendamente të grupit punues, i cili njëherësh u procedua për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)