20 Prill 2024

Qeveria shkarkon bordin dhe drejtorët e Telekomit

Prishtinë, 19 shkurt - Qeveria e Republikës se Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shkarkuar Bordin dhe ka anuluar vendimin për emërimin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës.

Vendimi është mbështetur në Ligjin për ndërmarrjet publike dhe ka pasur parasysh funksionimin dhe gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje publike, e vlerësuar si mjaft e rëndë dhe me nevoja për të ndryshuar konceptin menaxhues.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari ka deklaruar se Telekomi i Kosovës është në gjendje të rëndë finciaire dhe ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar fushen e telekomunikacionit në vend dhe mirëqenjen e shumë familjëve.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Duke rrezikuar shërbimet e telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, duke rrezikuar pronën publike, jetesën e të mijërave të punësuarve si dhe rendin publik dhe sigurinë kombëtare që lidhen ngusht me telekomunikacionin”, tha ministrja Hajdari duke arsyetuar vendimin e saj për të shkarkuar bordin e telekomit.

“Drejtorët duhet të shkarkohen për tri arsye, nën 1, ndërmarrja nuk ka përmbushur planin e biznesit, nën 2, qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime e gradime pa kriter dhe kontrata të panevojshme për ndërmarrjen. Nën 3, rezoluta e Kuvendit që është detyruese për qeverinë kërkon shkarkimin e drejtorëve”, tha ministrja Hajdari.

Kurse, zëvendëskryeministri i qeverisë Kurti, Avdullah Hoti ka kërkuar që të analizohen të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike, të cilat sipas tij mund të jenë në gjendje edhe më të keqe se sa Telekomi.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se per te vlersuar gejndjen eshte marr parasysh edhe raporti i Zyres se Auditorit te Pergjithshem, ku sipas ketij raporti qeveria ka vleresuar se jan plotesuar kushtet per shkarkimin e bordit dhe drejtoreve te Telekomit

Drejtoret sipas Kurtit kanë shpenzuar jashtë rregullave dhe kanë bërë punësime të jashtligjshme.

Aktualisht Telekomi i Kosovës ndodhet në krizë të thellë financiare ndërsa qeveria ka refuzuar të ofrojë fonde shpëtimi, por pret një ristrukturim të tij para se të rihapë mundësinë e re të privatizimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)