25 Prill 2024

Qeveria: PTK duhet ta paguaj dividenten prej 80 milion euro

Prishtinë, 13 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar Mbledhjen e 124-të, të rregullt, në të cilën, në cilësinë e ushtruesit të ligjshëm të drejtave të aksionarit  të Republikës së Kosovës në ndërmarrjen publike “Posta dhe Telekomi i Kosovës”., ka vendosur që ministri i Ekonomisë dhe Financave, në rolin e kryesuesit të Komisionit  Ndërministror për Ndërmarrjet Publike,të kërkoj nga PTK dhe Bordi i saj i Drejtorëve që të deklarojë dhe paguaj e dividendës së realizuar gjatë viti 2009, në vlerë prej 80 milion euro.

Bordit të PTK-së, gjithashtu i rekomandohet që të ngrijë ngritjen e të ardhurave personale për të gjithë të punësuarit në të gjitha nivelet e kësaj kompanie, të ngrijë punësimin në këtë kompani si dhe të ndalojë realizimin e projekteve dhe shpenzimeve jashtë planit zhvillimor të kompanisë.

Në funksion të ruajtjes dhe rritjes së vlerës së PTK-së, qeveria i ka rekomanduar Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, që në pesë vitet e ardhshme të mos licencojë operator tjerë të telefonisë mobile në Kosovë.   

Qeveria po ashtu ka aprovuar Projektligjin për Këshillin Gjyqësorë të Kosovës dhe Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe një varg vendimesh nga fushë veprimi dhe kompetencat kushtetuese të saj.

Në kuadër të Agjendës Evropiane, qeveria ka diskutuar për kontributin  e institucioneve të  Kosovës për Raportin e Progresit 2010. Raporti i Progresit është pjesë e përgatitjes së pakos së zgjerimit të Komisionit Evropian që publikohet çdo fund vit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfshinë edhe Raportin e Progresit për Kosovën. Kjo është periudha më e rëndësishme kur Kosova mund të pasqyroj zhvillimet e gjithëmbarshme në rrugën e saj drejt integrimit në familjen Evropiane, si dhe periudha e veprimeve konkrete të paraqitjes së pasqyrës gjithëpërfshirëse të zhvillimeve pozitive në Kosovë. Institucionet e Kosovës duhet të dorëzojnë kontributet e veta për raportin e progresit deri më 15 qershor, ndërsa me 6 korrik në takimin plenar të Stabilizim Asociimit do të diskutohen nga institucionet dhe nga Komisioni Evropian dhe deri më 1 tetor duhet të adresohen çështje të ndryshme për plotësimin e raportit.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për Këshillin Gjyqësorë të Kosovës i cili do të sigurojë pavarësinë e sistemit gjyqësorë në punën e tij dhe do të sigurojë edhe qasjen e të gjithë qytetarëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Projektligji është edhe pjesë e reformimit dhe progres në përmbushjen e hapave drejt integrimit evropian.

Edhe Projektligjit për Qasje në Dokumente Publike ka marr aprovimin e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme. Qëllimi i këtij projektligji është që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë mundësinë e qasjes në dokumente publike dhe të marrin pjesë në procesin vendimmarrjes së institucioneve publike dhe shtetërore. Projektligji  garanton gjithashtu edhe  legjitimitet dhe transparencë të institucioneve që të jenë më efikase dhe më llogaridhënëse ndaj qytetarëve të Kosovës. Ai krijon rregullat që mundësojnë ushtrimin sa më të lehtë të kësaj të drejte dhe nxitë praktika të mira administrative për qasjen në dokumente publike. 

Në mbledhje është aprovuar edhe vendimit për shpronësimin e pronave të paluajtshme në rrugën M9 nga Fushë Kosova deri në Arllat, në një sipërfaqe prej më se 31 hektarësh, në rrugën M2 nga Prishtina deri në Mitrovicë, në një sipërfaqe prej më se 10 hektarësh dhe ngastrës 7497 sipas fletës poseduese Nr. 6590 në zonën kadastrale në Prishtinë (te rrethi i madh rrotullues), në një sipërfaqe prej 16 ari. 

Me aprovimin e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ngritjen e Njësisë për menaxhimin e projektit “Hidrocentrali Zhur” dhe këshilltarëve të transaksionit, qeveria ka vendosur të bëjë hapin konkret në drejtim të realizimit të projektit për ndërtimin e këtij hidrocentrali. “Hidrocentrali Zhur” është një nga projektet më serioze në ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së ripërtritëshme në Kosovë.    

Në mbledhjen e sotme është aprovuar lista e anëtarëve të Bordit këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit, që t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për emërim dhe është aprovuar edhe vendimi për formimin e Këshillit për planifikim hapësinor dhe anëtarët e këtij këshilli.   

Qeveria e Kosovës, sot ka aprovuar edhe vendimet për të mbështetur financiarisht garat e matematicientëve të rinj në Kosovë, për pjesëmarrje në olimpiadën e matematicinetëve të rinj, si dhe ka aprovuar vendimin për të mbuluar shpenzimet e shërimit jashtë vendit për deputetin Ali Lajçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)