07 Prill 2020

Qeveria lejon kthimin e qytetareve te Kosovës me leje të veçantë

Prishtinë, 18 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 12-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09, të datës 13 mars 2020. 

Sipas vendimit, ndryshohet dhe plotësohet pika 5. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09, të datës 13 mars 2020, ashtu që pas fjalëve “Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh por pa udhëtarë, që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, shtohen fjalët si në vijim: “Gjithashtu, përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me udhëtarë, të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës të cilëve ju pamundësua kthimi për shkak të Vendimit të lartpërmendur të Qeverisë Nr. 01/09, apo staf diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilave linja ju mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës”.

Obligohet Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)