23 Prill 2024

Qeveria dhe KFOR-i dënojn sulmin ndaj antenës së telefonisë mobile

Prishtinë, 24 prill - Dje, autorë të panjohur kanë dëmtuar një antenë transmetuese afër fshatit Rudar i Vogël.  Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit.

Qeveria rithekson përkushtimet e saj të gjithanshme për vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Republikës së Kosovës.

Veprimet e dhunshme ndaj operatorëve të autorizuar dhe të licencuar të telefonisë mobile, nga kushdo që bëhen ato, janë veprime kriminale, që cenojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që akterët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Incidenti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë më organet e sigurisë në Kosovë në mënyrë që të ruaj një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. 

KFOR-i kupton se shumë përdorues të telefonisë mobile janë të frustruar nga çkyçja e befasishme e shërbimeve të operatorëvë serb të telefonisë mobile, e inicuar nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit të Kosovës (ART), por fuqishëm kundërshton çfarëdo vepre, si përdorimi i mjeteve shpërthuese, që rrezikon ambientin e qetë dhe të sigurt. 

Në rast të ndojnë kërcënimi të sigurisë së përgjitshme në zonën e tij të përgjegjësisë, misioni i KFOR-it do të ndërmarrë masat e duhura në pajtim me mandatin e tij. 

KFOR-i gjithashtu inkurajon institucionet në Kosovë të zbatojnë një qasje më transparente kur ndërrmarrin masa të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm në jetën ditore të cilësdo pjese të popullatës në Kosovë, ashtu që njerëzit në fjalë të mund të bëjnë përgatitjet e nevojshme në kohë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)