25 Prill 2024

Punëtorët e PTK-së sërish në protestë

Prishtinë, 30 mars - Punëtorët e Postë-Telekomit të Kosovës do të protestojnë edhe nesër kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje përmes projektbuxhetit të vitit 2011.
 
Protesta organizohet gjatë kohës sa mbahet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës rreth projektbuxhetit.

Kryetari i sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi, tha se nuk janë kundër miratimit të buxhetit, por kërkoi nga deputetët që të mos e votojnë shitjen e PTK-së. Nëse ndodh kjo, atëherë ai paralajmëroi edhe masa tjera më radikale.

Sindikata e pavarur e PTK-së edhe njëherë kundërshton tendencën e privatizimit të PTK-së përmes buxhetit të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Milazim Alshiqi, tha se nëpërmjet përfshirjes së PTK-së në projektbuxhet, tentohet të bëhet presion në deputetët që pas votimit të buxhetit, përkundër bindjeve të tyre lidhur me shitjen e kësaj ndërmarrjeve, të votojnë për shitjen e saj.

“Meqenëse neni 4 nuk është larguar nga Projektligji i Buxhetit të Kosovës ne kemi vendosur të dalim prapë në protestë më 31 03 2011 në ora 10:30 minuta nga ndërtesa kryesore e PTK-së për të kërkuar nga deputetët të mos e votojnë buxhetin e Kosovës pa e larguar nenin 4 nga ky buxhet”.

Alshiqi ftoi punëtorët e PTK-së që të protestojnë kundër kësaj mënyre të privatizimit, duke kërkuar që çështja e kësaj ndërmarrjeje të diskutohet në ndonjë seancë tjetër. Por ai nuk saktësoi se çfarë hapash do të ndërmarrin në rast se votohet edhe neni katër.

“Qëllimi i protestave tona ka qenë që të dialogohet para se të vijë te një veprim më radikal, të cilin nuk e dëshirojmë, por për këtë do të vendosë kuvendi i sindikatave dhe do të dalim me qëndrime që do të jenë më radikale se këto”.

Ndryshe, sindikata e PTK-së ka protestuar edhe javën e kaluar, kur kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin, duke kundërshtuar shitjen e kësaj ndërmarrjeje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)