24 Prill 2024

Punëtorët e Postës vazhdojnë grevën

Prishtinë, 9 korrik - Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e Postës do të vazhdojnë sot grevën ku do të mbyllen të gjitha zyrat postare të Postës.

"Sot do të hyjmë në Grevë të Përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 ne mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona ”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Greva sipas tyre është një sensibilizim për reflektim të institucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës.

"Nuk mund të ketë stabilitet për punonjësit pa mbulimin e Shërbimit Universal Postar, pa aprovimin e strategjisë së Postës e cila është dërguar për aprovim në Qeveri si dhe pa ndalimin e favorizimit të operatorëve privatë nga institucionet shtetërore", thekson Sindikata.

Si pasojë e mosrealizimit të kërkesave të mësipërme, për të cilat e kemi paralajmëruar Qeverinë e Kosovës muaj më parë, punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat as sot, 6 korrik 2018. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)