02 Qershor 2020

Punëtorët e ANP "Adem Jashari" në grevë

Prishtinë, 8 gusht  - Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë udhëtarët se sot  punëtorët e ANP "Adem Jashari"do të mbajnë një protestë nga ora 08-09 të mëngjesit para terminalit të udhëtarëve në Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Protesta nuk do të ketë ndikim në operimet normale te aeroportit.

E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të ezaurohen mundësitë që ofron dialogu social.

Prandaj, AAC i bën thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP "Adem Jashari", kompanisë LKIA sh.a.të zhvillojnë dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)