22 Shtator 2019

Punëtorët e aeroportit nga e diela në grevë të përgjithshme

Prishtinë, 22 gusht - Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat ditëve në vazhdim.

Sipas komunikatës së Sindikatës, grava vazhdon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.

”Të nderuar kolegë,

Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithë atyre që u solidarizuan me grevën treditore për realizimin e të drejtave tona.

Gjatë këtyre tre ditëve përkundër presioneve ne treguam një shembull të vendosshmërisë së ushtrimit të së drejtës sonë elementare siç është greva për realizimin e të drejtave tona.

Ne i kuptojmë të gjithë kolegët tanë që pa vullnetin e tyre gjatë grevës kanë kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajmë mëri e aq me pak hasmëri, i ftojmë që edhe ata t’i bashkohen grevës sepse është ligjore dhe në të mirë të tëgjithëve.

Të dashur kolegë, edhe pas tre ditëve grevë menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kërkesave tona andaj konsiderojmë se rruga jonë drejtë realizimit të tyre duhet të vazhdojë.

Fakt është sepse ne nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta vazhdojme grevën për arsye se është dashur të lajmërohej 72 orë më herët sepse është obligim ligjor,dhe ne si sindikalistë jemi çdoherë në respektim të ligjshmërisë.

Kuvendi sot me datën 21.08.2019 ka vendosur se greva do të vazhdojë në ditën e diel duke filluar nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme.

Kolegë të nderuar, gjatë kësaj periudhe treditore të afatit ligjor nëse keni ndonjë presion, kërcënim të çfarëdo forme qoftë shkaku i pjesëmarrjes në greve ju lutem raportoni rastin në polici dhe më njoftoni mua ose perfaqësuesin tuaj sindikal.

Gjatë kësaj kohe i japim mundësi menaxhmentit të reflektojë dhe të na ftojë në dialog konkret për realizimin e kërkesave tona ligjore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)