20 Prill 2024

Punësimet partiake po tentojnë të shkatërrojnë Telekomin

Prishtinë, 8 shkurt - Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me punësimet shkatërruese për Telekomin ndër vite. Drejtuesi i komitetit për Komunikim Elektronik dhe Postar, Fatban Bunjaku dhe sekretari i Qendrës së Prishtinës, Valdrin Ahmeti në fjalët e tyre paraqitën me fotografi emrat e punësimeve të fundit arbitrare dhe partiake që po e thellojnë degradimin e këtij institucioni.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje strategjike për ekonominë dhe sigurinë e vendit. Pas luftës ndërmarrja u bë funksionale dhe fitim-prurëse. “Në vitet e fundit ky regjim është angazhuar për shkatërrimin e Telekomit dhe krijimin e një krize artificiale financiare, në mënyrë që t’i krijojnë argumentet e tyre për privatizim dhe që përgjatë kësaj rruge të përfitojnë edhe vet financiarisht nga zhvatja e kësaj ndërmarrje”, tha Bunjaku.

Kriza u krijua qëllimshëm përmes degradimit teknik, kontratave të dëmshme ku ajo me Z-Mobile është vetëm maja e Asjsbergut dhe përmes punësimeve partiake që po ia rrisin shpenzimet operacionale ndërmarrjes dhe duke ia bllokuar operacionet e tjera.

Punësimet partiake janë skemë kriminale për të cilat do të duhej të fillonin hetimet. Ndërkohë, funksionimi i auditimit të brendshëm në këtë kompani është paralizuar. Në krye të këtij funksioni është gruaja e deputetit të PDK-së - Mërgim Lushtaku, e cila prej emërimit në dhjetor të vitit të kaluar më shumë nuk vjen në punë.

Aktivisti Valdrin Ahmeti tregoi të dhënat e punësimeve të fundit partiake dhe problemeve që po vijnë prej tyre.

“Vetëm në vitin 2018 në Telekom janë punësuar mbi 200 persona që i bie rritje prej 8.5% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kësaj kompanie. Prej këtyre 200 punëtorëve mbi 100 janë të regjistruar si agjent të shitjes në këtë kompani. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 në bazë të publikimit të ARKEP (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare) nr.04/2018 thuhet se gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave edhe sipas përdoruesve Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie. Tek përdoruesit nga 56% e tregut në fund të vitit 2017 në 50 % e tregu në fund të 2018-tës. Ndërsa nga të hyrat nga 55.5% e tregut në fund të vitit 2017 në 52.2% të tregut në fund të vitit 2018”, tha Ahmeti.

Në përfundim të fjalës Ahmeti listoi me emra dhe fotografi lidhjet familjare e partiake të të punësuarve të vitit të fundit në Telekomin e Kosovës. Ky është vetëm fillimi i denoncimeve të proceseve përmes të cilave këta qeveritarë qëllimshëm po tentojnë ta shkatërrojnë Telekomin në mënyrë që ta privatizojnë mëtej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)